-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kina do e ndalojë shitjen e fildishit, për të shpëtuar elefantët afrikanë

Më të lexuarat

Kina ka njoftuar se planifikon ndërprerjen e tregtisë me fildish në fund të vitit 2017, vendim ky që ka për qëllim zbutjen e vrasjeve masive të elefantëve afrikanë.

Qeveria kineze ka thënë mbrëmë se do e shpallë të paligjshme shitjen dhe procesimin e fildishit dhe prodhimeve të saj përgjatë vitit të ardhshëm.

Grupet ambientaliste e kanë përshëndetur këtë vendim të cilin e vlerësojnë si veprim që do sjellë ndryshim për elefantët afrikanë pasi tregu i madh kinez i fildishit ka shkaktuar vrasjet të mëdha të kësaj kafshe në Afrikë.

Numri i elefantëve afrikanë ka rënë për 30 % nga viti 2007 deri më vitin 2014 duke mbetur vetëm 352 mijë elefantë të tillë për shkak të vrasjes me qëllim shitjen apo përpunimin e fildishit, thuhet në një studim të publikuar gjatë këtij viti.

Organizata të ndryshme thonë se grupe kriminale e kanë shfrytëzuar tregun e ligjshëm kinez të fildishit për të mbuluar shitjen e paligjshme të çatallëve të elefantëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit