20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Yıldırım: Do të eliminojmë terroristët në Siri dhe në Turqi

Më të lexuarat

“Do të eliminojmë të gjithë terroristët, njerëzit e ulët që kërcënojnë jetën e njerëzve edhe në Siri edhe në Turqi”, tha Yıldırım

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım tha se do të eliminojnë terroristët në Siri dhe në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Do të eliminojmë të gjithë terroristët, njerëzit e ulët që kërcënojnë jetën e njerëzve edhe në Siri edhe në Turqi. Pavarësisht se bota qëndron e heshtur, e shurdhër, Turqia është vendi i cili do t’u kërkojë llogari atyre që ju bëjnë të përjetoni këto”, tha Yıldırım.

Në një vizitë në qendrën e strehimit Öncüpınar në qytetin Kilis ku qëndrojnë refugjatët nga Siria kryeminsitri Yıldırım ka mbajtur një fjalim duke iu drejtuar sirianëve. “Ne jemi vëllezër, jemi njerëz të një krijuesi, ne jemi ummeti i pejgamberit Muhammed. Siria me Turqinë janë vëllezër, po ashtu edhe sirianët janë vëllezër me turqit”, tha ai.

“E kuptojmë shumë mirë se çfarë do të thotë që të jeni larg që prej 5 apo 6 vitesh nga atdheu, fshati, shtëpia juaj. Por, këtu jeni në mesin e vëllezërve tuaj. Dhimbja juaj është dhimbje edhe e jona, edhe gëzimi juaj është gëzimi ynë. Ashtu si gjithmonë edhe sot edhe nesër do të jemi përherë pranë jush”, tha Yıldırım.

Ai rikujtoi se që nga dita e djeshme janë ndaluar konfliktet të cilat vazhdonin që prej një kohe të gjatë në Siri.

“Presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan ka bërë përpjekje të mëdha që armëpushimi të jetë i përhershëm dhe dhimbjet në Halep, Damask dhe në rajonet e tjera të mos përjetohen më. Në të njëjtën kohë edhe qeveria jonë bashkë me presidentin, me Rusinë dhe vendet e tjera si rezultat i negociatave të gjata kanë arritur suksesin e një fillimi të ri. Shpresojmë që ky armëpushim të kthehet në paqe dhe qetësi të përhershme dhe ju të gjeni mundësinë për t’u rikthyer të qetë pasi çdo gjë të jetë rregulluar në vendin tuaj”, tha ai.

“Kanë mbetur të heshur përballë persekutimit në Siri”

Kryeministri Yıldırım ka vazhduar më tej fjalën e tij duke theksuar se: “Për ne Halepi është po aq i rëndësishëm aq sa edhe qyetet Konya, Diyarbakır, Şanlıurfa, Kilis, Antep”.

“Ne jemi fëmijë të një qytetërimi. Qytetet tona janë vëllezër ashtu siç jemi edhe ne me njëri tjetrin. Teksa ne përpiqeshim që të shpëtonim dhe të nxirrnim nga zjarri 46 mijë vëllezërit tanë në Halep, fatkeqësisht vendet perëndimore, vendet të cilat thonë se sigurojnë zhvillimin e qytetërimit të botës kanë mbetur të heshur përballë persekutimit në Halep në Siri, dhe nuk mundën të bënin asgjë. Nuk i kushtuan vëmendje britmave dhe rënkimeve të tuaja. Ato nuk dëgjuan por Turqia dhe vëllezërit tuaj i dëgjuan. Ne dëgjuam rënkimet tuaja dhe duke vënë në veprim të gjitha mundësitë ishim vendi i parë që vrapuam në ndihmë. Ne kemi bërë atë që i nevojitet vëllazërisë dhe njerëzisë”, tha Yıldırım.

“Bota dhe njerëzia nuk mund të përgjigjet përpara vuajtjeve të këtyre udhëtarëve”

Yıldırım tha se këto ditë të vështira do të mbesin prapa dhe se me solidarizim dhe vëllazëri do ta kapërcejnë këtë. “Do të eliminojmë të gjithë terroristët, njerëzit e ulët që kërcënojnë jetën e njerëzve edhe në Siri edhe në Turqi. Bota dhe njerëzia nuk mund të përgjigjet përpara vuajtjeve të këtyre udhëtarëve, të rinjve dhe këtyre qytetarëve”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit