1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kim pas takimit Rama-Blinken: Partneriteti Shqipëri-SHBA po forcohet

Më të lexuarat

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka postuar një fotot të kryeministrit shqiptar Edi Rama së bashku me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken gjatë konferencës së sotëm të përbashkët, ku u firmos marrëveshja për rrjetin 5G.

Sipas Kim, në takimin e sotëm, Rama dhe Blinken riafirmuan bashkëpunimin e SHBA dhe Shqipërisë.

Kim më tej ka cituar Blinken duke thënë se partneriteti i dy vendeve po forcohet dhe thellohet.

“Në takimin e tyre sot, Sekretari i  Shtetit Blinken & Edi Rama riafirmuan bashkëpunimin në të gjithë bordin, përfshirë mbrojtjen dhe ruajtjen e infrastrukturës së telekomunikacionit. Ne gjithashtu shpresojmë tek Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të Kombet e Bashkuara.  Siç tha Blinken, partneriteti ynë po forcohet dhe thellohet.” shkruan Yuri Kim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit