0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kim Mehmeti: Të ndërtosh paqe duke e financuar dhe nxitur luftën!

Më të lexuarat

Nga Kim Mehmeti

Ukraina është duke hapëruar në vitin e tretë të luftës shkatërrimtare për ta mbrojtur tërësinë e vet territoriale nga agresioni rus.

Dhe kaluan plotë dy vite nga fillimi i kësaj lufte, por ende nuk u mor vesh nëse atë më së shumti e dëshironte Putin që ëndërron ta ringjallë perandorinë e vdekur të Bashkimit Sovjetit, apo mbështetësit e Ukrainës që janë të gatshëm t’i mbrojnë vlerat Perëndimore duke e flijuar edhe ukrainasin e fundit?

Në Gazë është duke vazhduar gjenocidi mbi palestinezët, gjenocidi i parë në botë i përcjellë drejtë për drejtë nëpërmjet ekraneve televizive dhe i cili si i tillë, jo vetëm që nuk i brengosë, por i bënë të ndjehen krenarë ministrat izraelit?!

Gjatë këtij gjenocidi dhe shndërrimin e Gazës në varrezë masive, janë vrarë më shumë se tridhjetë mijë veta, shumica e të cilëve janë fëmijë apo edhe foshnje të palindura në barkun e nënës, viktima të lënë në shënjestrën e ushtarëve izraelit, të cilët me përkushtim i testojnë armët më të reja të marra në shenjë ‘bamirësie’ nga ‘financuesit’ e paqes.

Dhe gjatë shkatërrimit të Gazës të gjithë vendet e civilizuara perëndimore u radhitën përkrahë Izraelit, duke e armatosur atë dhe ndërkohë, duke u ofruar ndihma humanitare civilëve të pambrojtur të Gazës si dhe duke u sigurura tabutë falas e duke ua paguar harxhimet e varrimit fëmijëve të vrarë palestinezë.

Andaj ka diçka që i bënë të veçanta luftërat e kohës sonë: siç duket ato i përkrahin, i nxisin dhe i financojnë edhe mbrojtësit e paqes dhe ‘bamirësit’ i kësaj bote!?

Dhe ndërsa shumëçka mbetet e paqartë lidhur me luftërat e kohës sonë, nuk ka dyshim se i vetmi burrështetas që tërësisht i është përkushtuar paqes në Ballkan dhe në botë është ai që erdhi në pushtet me ndihmën e ‘aleancës së qelbësirave’ – Kryeministri i Shqipërisë!

Si i tillë ai jo vetëm që nuk shqetësohet pse Serbia armatoset, por është i sigurt se mjeshtri i luftërave i dalë nga kapota e Millosheviqit – Presidenti i Serbisë, jo vetëm që ato predha kurrë nuk do i përdorë kundër Kosovës, por me to do e mbrojë ‘Ballkanin e Hapur’, e ku bënë pjesë edhe Shqipëria! (Kim Mehmeti)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit