Lidhur me reagimet e botuara sot në disa portale shqiptare, e që kanë të bëjnë me atë që ka thënë Kim Mehmeti gjatë promovimit të librit të tij “Shkupi” në Prishtinë, Mehmeti thotë se askujt nuk ia ndalon që deklaratat e tij apo atë që ka shkruar ta interpretoj si t’ia dojë qejfi. “Unë them e shkruaj atë në çka besojë dhe ashtu siç mendoj, e ata le thonë atë që mendojnë dhe aq sa u pret rradakja” , pohon Mehmeti.
I pyetur se si do i komentojë deklaratat e disa opinionistëve kosovarë si dhe të Kancelarit të Ipeshkvit të Kosovës Kim Mehmeti thotë:“Që të mos harxhoj as unë kohë dhe që të mos u marr kohë as lexuesve tuaj, do ua japë një përgjigje të shkurtë që vlen për të dy këta zotërinj: Nuk debatoj me ata që lexojnë vetëm tituj nëpër portale informative e që bëjnë çmos të dalin nëpër media!”
Pastaj Kim Mehmeti shtonë se nuk debatonë as me ata që mbahen gjallë duke ia lexuar tjetrit mendimet, e jo atë që ai ka shkruar apo ka thënë! Nga kjo metodë diskualifikimi, shton Mehmeti, jam ngirë gjatë viteve të komunizmit!
“Pastaj në garën se cili religjion i ka më shumë hije shqiptarisë, unë nuk marr pjesë as si lojtar as si gjyqtar: le të maten mes veti në atë garë të gjithë “buzhallat e budallat” që ka shqiptaria, po pa mua si lojtarë në të! Unë ndjehem madhërishëm në shumëngjyrësinë religjioze të shqiptarisë. I qëndroj mbrapa çdo fjale që kam thënë apo rreshti që kam shkruar në cilindo artikull apo libër, por jo edhe titujve të gazetave apo portaleve që në emër të lexueshmërisë, apo të mbrojtjes së interesave partiake, janë të gatshëm të shkelin edhe mbi kufoma njerëzish. Pra, këta dy zotërinjtë le të mësohen të lexojnë libra e jo tituj portalesh, e pastaj le të komentojnë. Më në fund, nuk dua që në këtë moshë të tradhtojë parimin të cilit i kam qenë besnik që nga rinia: Atij që kupton, s’ke ç’ka i shpjegon, e atij që nuk merr vesh mos i shpjego asgjë, ngaqë ai i dinë të gjitha”, thotë Kim Mehmeti/Almakos/kohaislame