9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kim Mehmeti: Mediat – varrezë ku kalbet kufoma e të vërtetës!

Më të lexuarat

Prej moti është shlyer kufiri mes të vërtetave dhe gënjeshtrave dhe prej moti mediat nuk luftojnë për lexueshmëri e shikueshmëri, por për ‘klikueshmëri’.

Pra prej moti mediat janë bërë varreza ku kalbet dhe prehet trupi i pajetë i të vërtetës dhe ku punojnë mendimtarë të ‘pavarur’ dhe gazetarë të ‘lirë’ e të ‘guximshëm’ të cilët e brejnë atë kufomë.

Prej moti pra lulëzon gazetaria e ‘klikimeve’ që ‘guxon’ dhe ‘mundet’, që lirinë për të ofenduar e për të gënjyer e çmon si diçka të shenjtë, që harron se s’të vlen gjë popullariteti e klikimet nëse nuk e ke kuptuar se sa më pakë moral, turp e ndërgjegje te njeriu, aq më pakë njeri ka në të.

Ndërkohë ne u bëmë të pandjeshëm ndaj të keqes që e mbollën në shoqëritë shqiptare të ‘guximshmit’ e kohës së rrjeteve sociale, të cilët ndërtuan ‘famë’ e rritën ‘klikueshmëri’ duke keqpërdorur të sotmen kur edhe lopën që është lopë – e jo më ndonjë ‘opinionistë’ – nëse çdo mbrëmje e nxjerrë në televizor, mund ta ngresh në rrafshine e vlerës kombëtare, vlerë që është e aftë të vlerësojë hoxhë e prift, shkencëtar e politikan, artist e rrugaç!

Ne pra harruam se nuk të vlen gjë as shteti as ligji aty ku nuk ka moral e bindje se shtyllat mbi të cilat qëndrojnë familjet dhe shoqëritë shqiptare janë nderi dhe turpi. (KKim Mehmeti

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit