8.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kim Mehmeti ia mbyll gojën Buzhalës kur vjen puna tek feja

Më të lexuarat

Shkrimtari Kim Mehmeti mbrëmë në debatin me gazetarin Berat Buzhala ka qenë shumë kritik ndaj asaj që gazetarët e portretizojnë fenë. Kur gazetari e përmendi që në Maqedoni a ka nevojë më shumë të investohet në edukim se sa në xhamia, Mehmeti ia kthehu: “Po feja nuk është kundër edukimit”. Ndërsa vazhdoi gazetari duke thënë: “po feja nuk është shkencë”. Ndërsa Mehmeti këtu e bllokojë me përgjigje: “Po feja nuk duhet të jetë është shkencë dhe mirë që nuk është shkencë”

“Shqiptarët e Maqedonisë asnjëherë nuk kanë thënë se po u rrezikohet feja. Për fenë më shumë flisni ju që jeni jashtë Maqedonisë, që sa na shihni neve shqiptarëve të Maqedonisë edhe koka jonë u duket si minare. Kam përshtypjen se ata që shkruajnë keq për fenë se kuptojnë një gjë se AntiIslamizmi është antishqiptari, njëjtë sikur është antikrishterizmi antishqiptari”. – ka thënë Kim Mehmeti

Arsyet se pse AntiIslamizmi është Antishqiptari sipas Mehmetit është për shkak se kur dikush shpërfill besimin e 70% të popullit atëherë ti je edhe kundër meje dhe se shqiptarin nuk mund ta prish asgjë sikur mos durimi fetar që po mundohet ta prish dikush.

Kur u pyet se pse shumë shqiptar u bashkëngjiten DAESH-it, Mehmeti ua kthehu: “Për të njëjtën arsye që ne prodhuam më shumë prostituta, për të njëjtat arsye se ne prodhojmë më shumë shqiptar që ndërrojnë fe, emër e etni. Arsyeja pse erdhëm këtu është se Kosova ishte djepi i atdhetarizmit shqiptar dhe këtë djep e shkatërruam në arsim, në shëndetësi, në ekonomi, në politikë, humbëm vlerat familjare, bëmë vlerë perëndimore të prapanicën e këngëtareve të prishura perëndimore.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit