1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kim Jong Un nxjerr ligjin e ri: Kush flet, qethet dhe vishet si koreano-jugorët rrezikon pushkatim

Më të lexuarat

Kim Jong-un ka kërcënuar të rinjtë në Korenë e Veriut të ndalojnë përdorimin e zhargonit nga Koreja e Jugut pasi në të kundërtën do të përballen me burg ose vdekje.

Media shtetërore i nxiti të rinjtë të përdorin dialektin ‘superior’ të Veriut, përndryshe ata mund të përballen me ndëshkime të ashpra.

Ligji i ndryshuar përfshinë edhe ndalimin e modelit të flokëve apo veshjeve si të Koresë së Jugut, pasi konsiderohen si të papërshtatshme.

Qytetarëve u është thënë të mendojnë dy herë para se të përdorin fjalë nga dialekti i Koresë së Jugut. Sipas tyre gjuha koreane e bazuar në dialektin e Penianit është superiore ndaj varianteve të tjerë.

Po ashtu, në kronikat e medias, nxiten të rinjtë që të mos dëgjojnë këngë si në Korenë e Jugut dhe të mos mbajnë veshur veshje të ngjashme me ta.

Ndikimi i huaj shihet si një kërcënim për regjimin diktatorial të Koresë së Veriut dhe i kontrollit të udhëheqësit suprem. Ai kohët e fundit e etiketoi K-pop, një bandë muzikore koreano-jugore si një “kancer të egër” që korrupton rininë e Koresë së Veriut.

Nisma është pjesë e një ligji të ri gjithëpërfshirës që kërkon të shfarosë çdo lloj ndikimi të huaj në vend me dënime të ashpra. g.v/abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit