Para pak minutash ka dal një video në profilin zyrtar të deputetit të partisë BESA, Kastriot Rexhepi. Ai siç shihet në video duket i rraskapitur dhe i frikësuar, që janë shenja të plotë se ai është kidnapuar për momentin së bashku me familjen e vet.
Të gjithë miqtë e tij të afërm thonë se ky në video nuk është Kastrioti që e njohim, vërehet qartë nga mimika e tij. Ata po ashtu thonë se kidnapuesit nuk e lënë të dal të flas lirshëm, pasi videot e tij janë të inqizuara dhe nuk janë live!
Njerëz të afërm të Kastriotit dhe familjes së tij kanë dal në terren për të kërkuar informacione më të hollësishme që i qon në lokacionin ku gjendet i kidnapuar Kastriot Rexhepi, para se të jetë vonë për fatin e tij. Të gjithë ata që kanë informata të sakta, mund të na shkruajnë për të pasur informacione më të sakta në këtë kohë ku është një terr i madh informativ.
Pak më parë edhe kryetari i partisë BESA, Bilal Kasami ka paraqitur rastin e Rexhepit në Polici, ai tha në deklratën para mediave :“Duhet të japin llogari se ku është deputeti i Lëvizjes Besa dhe pas kësaj Qeveria duhet të japë dorëheqje. Nuk mundet që një deputet i zgjedhur nga populli, me imunitet, të humbet dhe askush mos të ketë informata se ku gjendet”, deklaroi Kasami, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët.”
https://www.facebook.com/kastriot.re/videos/1021690411710037