Kryeministri i Pakistanit Imran Khan dhe futbollisti egjiptian Mohamed Salah u përzgjodhën midis 100 individëve me ndikim më të madh në botë nga revista Time.
Në një shkrim të shkruar nga gazetari veteran i Pakistanit, Ahmed Rashid, thuhet se Khan, një politikan që dikur kishte qenë lojtarë i kriketit, është lavdëruar për nxitjen e “shpresës te të rinjtë dhe të moshuarit që ai mund ta ndryshojë Pakistanin dhe të ndihmojë Azinë e Jugut të bëhet një oqean paqeje në vend të një vendi të konfliktit të përhershëm”.
Salah, i cili luan për Liverpoolin në Premier Ligën Angleze dhe për ekipin kombëtar të Egjiptit, ka fituar famë ndërkombëtare për nivelin e tij në fushë, por është shquar edhe për modestinë që ai shfaq.
“Mo është një figurë ikonike për egjiptianët, qytetarët e Liverpoolit dhe muslimanët në gjithë botën”, ka shkruar satiristi John Oliver.
Rami Malek, aktori egjiptiano-amerikan, i cili portretizoi Freddie Mercury-n, vokalistin e grupit Queen në filin Bohemian Rapsody, gjithashtu është nderuar si “i mprehtë dhe i sjellshëm”.
Kryebashkiaku musliman i Londrës, Sadiq Khan, përgëzoi kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, për qëndrimin e saj pas sulmit terrorist në vend ndaj dy xhamive.
“Lidershipi i Ardern që nga sulmi ka qenë një frymëzim për të gjithë ne”, ka shkruar Khan.
Lista e 100 personave me ndikim më të madh këtë viti përfshin presidentin amerikan Donald Trump, kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, politikanen amerikane Alexandria Ocasio-Cortez, komikun musliman amerikan Hasan Minhaj, princin e kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe Mohamed bin Zayed, Papa Françeskun dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu./AA