2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

KH: Refugjatët në Tabanoc dhe Gjevgjeli kanë mungesa ushqimi

Më të lexuarat

Komiteti i Helsinkut në raportin javor për gjendjen e refugjatëve që gjenden në vendkalimet kufitare në Gjevgjeli dhe Kumanovë raporton se numri i refugjatëve në kampin në Gjevgjeli ka qenë 135, por deri në përfundim të javës, ai është ulur për 10 refugjat nga Irani që kanë dal nga kampi.

Një familje nga Afganistani që ka kaluar disa net jashtë për shkak të prezencës së minjve në shatorin ku janë vendosur, iu është ofruar një shator tjetër, pasi që kanë shkuar dy familje nga kampi. Nga shatori është vjedhur një televizion plazma.

Me 19 prill refugjatëve iu janë dhënë vaksina kundër paralizës së fëmijëve.

Komiteti i Helsinkit konstatoi se situata në kamp në mënyrë të përgjithshme është e qetë.

“Po vazhdojnë ankesat e refugjatëve në lidhje me ushqimin, i cili shpesh herë është i pamjaftueshëm dhe me cilësi të dobët. Në një rast të izoluar, refugjatëve iu është dhënë supë e prishur. Vetëm me datën 24 prill vërehet një ushqim i përmirësuar që iu dha refugjatëve nga ana e Caritasit”, thuhet në raport.

Në kampin në Kumanovë, gjatë fillimit të javës ka pasur 787 refugjatë, por numri i tyre për çdo ditë është në ulje e sipër, për shkak të asaj që deri në fund të javës arriti deri në 650 refugjatë.

“Refugjatët edhe më tutje po ankohen për ushqimin e dobët në kamp. Ankesat e refugjatëve janë edhe për mungesën e veshjeve verore për refugjatët, duke i marr parasysh temperaturat e larta. Ata kanë në dispozicion vetëm veshje dimërore”, raportohen nga Komiteti i Helsinkit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit