3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“KFOR TENSIONON VERIUN”

Më të lexuarat

Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviq, ka thënë se aksioni i KFOR-it për mbylljen e një “rruge alternative” pranë Bërnjakut, ka qenë i panevojshëm dhe ka “rritur tensionet”.

“Mendoj se duhet të kërkojmë një zgjidhje politike për këtë situatë që kemi në veri të Kosovës dhe veriu i Kosovës duhet të definohet politikisht dhe ligjërisht. KFOR-i në këtë proces nuk ka rol të madh”, ka thënë Ivanoviq për mediat serbe.

E ashtuquajtura Ministri për Kosovën pranë qeverisë në Beograd ka reaguar sot edhe përmes një komunikate për media, duke apeluar te të gjitha palët që të përmbahen nga dhuna.

Nga KFOR-i ka kërkuar t’i përmbahet mandatit të tij, kurse serbëve “të mbesin të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve”.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka konfirmuar se ka përfunduar me sukses operacionin e mbylljes fizike të një kalimi ilegal të kufirit në afërsi të Bërnjakut.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit