4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

KFOR-i për ngjarjet e fundit në veri: Pse nuk reaguam…

Më të lexuarat

Vrasja e policit kosovar në Leposaviq, misioni i NATO-s larg të shtënave

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka përgjegjësinë fillestare për menaxhimin e incidentit në veri të vendit dhe ka dënuar ashpër sulmin ndaj pjesëtarëve të atij institucioni.

KFOR-i tha se ata janë të pranishëm në zonën e rrezikshme dhe se janë të gatshëm t’i përgjigjen situatës nëse është e nevojshme.

KFOR-i gjithashtu iu përgjigj kritikave se nuk ka reaguar dhe tha se Policia e Kosovës ka përgjegjësinë kryesore për menaxhimin e incidentit në terren.

“Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha organizmat ndërkombëtare, duke përfshirë BE-në, shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe institucionet në Kosovë dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje”, thuhet në komunikatë.

Misioni i KFOR-it nën udhëheqjen e NATO-s njoftoi se dënon ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së policit që u vra sot në orët e hershme të mëngjesit në veri të Kosovës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit