3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

KFOR-i jep detaje për granatën e asgjësuar, ka disa këshilla për qytetarët e Kosovës

Më të lexuarat

Forcat e KFOR-it, Detashmenti i Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD), me seli në Kampin Bondsteel, ka asgjësuar një granatë dore jugosllave të tipit M-75 brenda një ndërtese në Mitrovicën e Veriut.

KFOR-i iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që nëse shohin mjete të dyshimta të pashpërthyera të njoftojnë policinë.

Më tej Misioni i NATO-s në Kosovë njofton hapat që duhet ndjekur nëse hasin ndonjë mjet shpërthyes.

“Identifikoni mjetin shpërthyes. Tërhiquni nga ai. Mos e prekni mjetin shpërthyes dhe mos përhapni panik, largohuni me kujdes duke ndjekur rrugën nga keni ardhur. Raportojeni te autoritetet e sigurisë vendndodhjen e mjetit shpërthyes”.

KFOR-i zotohet se do të garantojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet duke u bazuar në Rezolutën 1244./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit