-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Këto struktura misterioze prej guri në Arabinë Saudite janë më të vjetra se piramidat

Më të lexuarat

Mijëra struktura të ndërtuara nga muret e shkëmbinjve në Arabinë Saudite janë më të vjetra se piramidat e Egjiptit, thonë studiuesit – duke i bërë ato ndoshta peizazhin më të hershëm ritual të identifikuar ndonjëherë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një studim i botuar në revistën Antiquity tregon se strukturat misterioze të rrethuara nga shkretëtira në Arabinë Saudite veriperëndimore – të quajtura “mustatils” nga fjala arabe për “drejtkëndësh” – janë rreth 7,000 vjet të vjetra.

Kjo është shumë më e vjetër se sa pritej, dhe rreth 2,000 vjet më e vjetër se Stonehenge në Angli ose piramida më e vjetër egjiptiane.

“Ne i vlerësojmë si një peizazh monumental”, ka thënë Melissa Kennedy, një arkeologe në Universitetin e Australisë Perëndimore në Perth dhe një autore e studimit. “Ne po flasim për mbi 1000 të tilla. Këto gjëra gjenden mbi 200,000 kilometra katrorë dhe të gjitha janë shumë të ngjashme në formë… kështu që ndoshta është i njëjti besim ose kuptim ritual”.

“Duhet të ketë pasur një nivel të shkëlqyeshëm të komunikimit në një zonë shumë të madhe, sepse mënyra se si ato ishin ndërtuar u komunikohej njerëzve”, ka thënë autori kryesor Hugh Thomas, një arkeolog në të njëjtin universitet.

Kërkimi financohet nga Komisioni Mbretëror për AlUla, i cili është krijuar nga qeveria e Arabisë Saudite për të ruajtur trashëgiminë e rajonit AlUla në veriperëndim të vendit, ku gjenden shumë struktura të tilla.

Megjithatë, sipas shkrimit në fjalë, përcjell Telegrafi, deri më tani nuk dihet se pse popujt e lashtë që ndërtuan struktura të tilla bënë kaq shumë.

Por Kennedy spekulon se disa mund të jenë përdorur vetëm një herë, ose se struktura të ndryshme afër njëri-tjetrit janë bërë dhe janë përdorur nga grupe të ndryshme njerëzish.

Ndërkohë thuhet se vizatimet antike të shkëmbinjve tregojnë tufa bagëtish që duhet të kenë qenë pjesë përbërëse e jetesës së njerëzve neolitikë në rajon dhe Kennedy dhe Thomas dyshojnë se strukturat ishin pjesë e një “kulti të bagëtisë” antike.

Provat arkeologjike janë gjetur për një kult bagëtish në jug të Arabisë rreth 900 vjet më vonë, tha Kennedy, dhe strukturat mund të kenë qenë një shprehje e hershme e këtij besimi; mund të ndodhë gjithashtu që disa janë ndërtuar për të vendosur pretendime territoriale për kullotat e vlefshme për tufat. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit