3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Këto produkte të Serbisë, mund të zëvendësohen lehtë me ato vendore (Foto)

Më të lexuarat

Nëpërmjet konsumimit të produkteve nga Serbia, Kosova fqinjit verior ia jep miliona euro. Vetëm gjatë vitit të kaluar, nga Kosova në Serbi kanë shkuar rreth 390 milionë euro.

Por, janë shumë produkte të Serbisë që mund të zëvendësohen mirë me ato vendore. Ndërsa, nëse merren për bazë prodhimet nga Shqipëria dhe të tjerat nga shtetet mike, importi i produkteve serbe mund të zëvendësohen me 100 për qind.

Pas provokimeve të njëpasnjëshme të Serbisë kundër të Kosovës, qytetarët kanë nisur aksionin e bojkotimit të produkteve të cilat fillojnë me barkodin 860.

Telegrafi ua sjell disa nga shumë produktet serbe të konsumit ditor, që mund të zëvendësohen me së paku një produkt vendor:

Uji “Rosa” mund të zëvendësohet p.sh. me ujin “Rugove”

“Plazma” mund të zëvendësohen me “Sempre”

Chipsat e Çaçakut me “Vipa Chips”

Keçapi “Polimark” me atë “Progres”

Majoneza “Polimark” me majonezën “Progres”

Uji i gazuar “Heba” me ujin e gazuar vendor “Dea”

Piperin “Horgoshka” me piperin “Besjana”

Vajin “Diamant” me Vajin “Olim”

Sipas statistikave, nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 2008 e deri më 2016, Kosova ka importuar nga Serbia produkte në vlerë prej 2.638 miliardë euro. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit