-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Këto janë tetë ekonomitë më të fuqishme në BE

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian përbëhet nga 28 shtete dhe gjeneron gati 30% të GDP-së globale.

Këto janë shtetet anëtare me ekonominë më të fortë në BE. Të gjitha të dhënat janë nga Banka botërore:

1.Gjermania

GDP: 3.76 bilionë dollarë

Popullata: 80.6 milionë

Valuta: Euro

Rreth 70 % e GDP-së e gjeneron prej sektorëve të fuqishëm të shërbimit që përfshin sistemin bankar dhe turizmin.

30% i mbetur gjenerohet nga sektori i industrisë dhe prodhimit që përfshin automobilat, makineritë e rënda dhe elektronike, sektorin e kemikaleve dhe të ndërtimit. Gjermania ka një shkallë të ulët të papunësisë, infrastrukturë të zhvilluar dhe një fuqi punëtorë të kualifikuar.

2.Franca

GDP: 2.81 bilionë dollarë

Popullata: 64.93 milionë

Valuta: Euro

Ekonomia e dytë më e madhe në Evropë, Franca është lideri agrikulturor i BE-së dhe e gjashta më e madhja globalisht.

Sektorët e tjerë madhorë në ekonominë franceze janë turizmi, prodhimtaria, sektori i energjisë dhe sektorët e prodhimit të armëve dhe të industrisë.

3.Mbretëria e Bashkuar

GDP: 2.73 bilionë dollarë

Popullata: 65.5 milionë

Valuta: funta britanike

Ekonomia e Britanisë së Madhe është e treta në BE. Anglia dhe Skocia gjenerojnë pjesën më të madhe të GDP-së, Irlanda e Veriut dhe Uellsi janë më mbas.

Përveç një industri të turizmit të fortë, ekonomia shtyhet edhe nga një variacion i sektorëve që përfshinë prodhimtarinë, ndërtimin, minierat, naftën dhe gazin, agrikulturën dhe shërbimet financiare.

4.Italia

GDP: 2.07 bilionë dollarë

Popullata: 59.79 milionë

Valuta: Euro

Një ekonomi e bazuar në eksport, Italia është ekonomia e katërt më e madhe brenda bllokut. Ajo është prodhuesi më i madh i verës në botë, por ekonomia e saj gjithashtu forcohet edhe nga sektorët e prodhimtarisë, duke përfshirë automobilat dhe dizajni i modës.

Rreth 60% e produkteve italiane eksportohen brenda Unionit, duke e bërë Italinë një lojtarë të fuqishëm brenda BE-së.

5.Spanja

GDP:1.46 bilionë dollarë

Popullata: 46 milionë

Valuta:Euro

Spanja ka ekonominë e pestë më të fortë në BE. Ajo ka një industri të fuqishme të automobilave, një sektorë bankar të fuqishëm dhe turizëm jashtëzakonisht të zhvilluar.Spanja konsiderohet vendi i tretë më i vizituar në botë.

6.Holanda

GDP:887 miliardë dollarë

Popullata: 17 milionë

Valuta: Euro

Ekonomia holandeze është e gjashta në BE, dhe është shumë e varur tek rezervat e pasura natyrore dhe një rezervë e madhe e gazit natyror.

Vendi ka një prej skemave më të mira të taksave në BE duke e bërë që kompanitë multinacionale të zgjedhin atë për të i vendosur zyrat kryesore. Holanda është një destinacion i famshëm turistik që i jep një injeksion ekonomisë së saj.

7.Polonia

GDP: 571 miliardë dollarë

Popullata: 38.5 milionë

Valuta: Zloty polake

Polonia ka ekonominë e shtatë në bllok dhe ka treguar shenja të vazhdueshme të rritjes që kur u bë anëtare e BE’së edhe pse nuk e ka ndërruar valuten e saj. Shtysë e ekonomisë së saj janë minierat, agrikultura, industria farmaceutike, shërbimet bankare dhe financiare.

8.Suedia

GDP: 558 miliardë dollarë

Popullata: 9.9 milionë

Valuta: Kruna suedeze

Një tjetër ekonomi që është shumë e orientuar nga eksporti. Çeliku, drunjtë dhe energjia elektrike dominojnë tregtinë e jashtme të saj. Tjerë faktorë të mëdhenj të ekonomisë suedeze janë minierat, inxhinieria, telekomunikimi, farmaceutika, industria e automobilave dhe disa sektorë të tjerë të prodhimit dhe ndërtimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit