1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Këto janë statisikat e ndalimit të lirisë së besimit në Shqipëri

Më të lexuarat

Është zhvilluar sot në Tiranë simpoziumi me temë “50 vjet nga ndalimi i lirisë së besimit në Shqipëri; Raporti i marrëdhënieve shtet-fe” i organizuar nga Fondacioni Alternativa e së Ardhmes (ALSAR), raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë simpozium kanë mbajtur referatet e tyre studiues të ndryshëm cilët në temat e tyre kanë sjellë në vëmendje historikun nga ndalimi i fesë në Shqipëri deri në ditët e sotme, rimëkëmbjen e fesë, objektet e kultit si tipar i identitetit kolektiv, etj.

Në aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të Ambasadës së Turqisë në Tiranë, studiues, historianë, dhe shumë të ftuar të tjerë. Kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra ka mbajtur një fjalim në hapje të simpoziumit, ku tha se regjimi komunist që me ardhjen e tij në pushtet, duke filluar që nga viti 1945 ka nisur një politikë të ashpër kundër fesë, përfshirë këtu edhe një propagandë të madhe kundër klerit.

“Me vendimmarrjen për ndalimin e fesë filloi dhe reprezalja finale kundër saj. Në një kohë të shkurtër u dha goditja vatrave të besimit fetar. Sipas të dhënave statistikore, në të gjithë vendin, janë mbyllur 2.169 objekte të kultit, nga të cilat 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 kisha katolike, 530 teqe, tyrbe, mekame, etj. Me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor numër 4263 në vitin 1967 pasuritë e paluajtshme të komuniteteve fetare kaluan në pronësi të shtetit”, tha Gurra ndër të tjera në fjalën e tij.

Duke folur për ringritjen e institucioneve fetare në Shqipëri, Gurra ka thënë se ky proces ka kaluar përmes sfidave të mëdha dhe më pas duke u ndalur në simpoziumin e sotëm ai tha: “Aktiviteti i sotëm është një mesazh i qartë, është një homazh për ata klerikë fetarë që i dolën kundër sistemit komunist, që u pushkatuan, u burgosën apo internuan, ndaj do të kujtohen vazhdimisht në forma të ndryshme nga brezat që vijnë e ikin, ndërsa ata që bënë kompromis me të padrejtën harrohen në rreshtat e historisë.”

Ndërsa analisti dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta është ndalur në problemet me islamofobinë në Shqipëri në ditët e sotme duke dhënë disa shembuj. Ndërkohë duke thënë se një nga rastet më flagrante të islamofobisë në Shqipëri ka qenë edhe pengimi i ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë për 18 vite me radhë Baleta tha:

“Një rast diskriminimi flagrant i muslimanëve në Shqipëri ka qenë mos dhënia për një çerek shekulli e lejes për ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë. Për katedralen katolike dhe ortodokse nuk kishte ndonjë nevojë të madhe, gjithsesi u bënë në shpejtësinë e rrufeshme. Tashmë ne e kemi për borxh ta themi si muslimanët e Shqipërisë që duhet të falënderojnë Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili u kujdes dhe me mirëkuptimin e autoriteteve të sotme shqiptare për fillimin e ndërtimit të xhamisë së madhe e cila nuk ka përfunduar ende.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit