World Gold Council” apo Këshilli Botëror për Ar ka publikuar listën me shtetet me rezerva më të mëdha të arit në botë.
Sipas kësaj renditje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë në vendin e parë me 8.133,5 tonë ari, kurse në vendin e dytë është Gjermania, bëjnë të ditura mediat shqiptare.
Gjithnjë sipas kësaj liste, në mesin e shteteve më të pasura janë edhe Italia, Franca, Kina, Rusia, Zvicra, Japonia dhe Holanda, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, Shqipëria gjendet në vendin e 98-të me 1.6 tonë. E 63-ta është Serbia, kurse Maqedonia është e 77-ta, Bosnja e Hercegovina ndodhet në vendin e 91-të.