Sipas të dhënave të fundit zyrtare, hungarezët janë kombi më depresiv në Evropë, derisa çekët janë më pak të prirë për depresion.
Të dhënat e Zyrës për statistika të Islandës tregojnë se nëntë për qind e popullsisë së këtij vendi vuajnë nga depresioni.
I njëjti burim pohon se personat e gjinisë femër në këtë vend janë më depresive se sa meshkujt, derisa personat e ri të gjinisë femërore në Islandë më së shumti janë të goditura nga depresioni.
Sipas hulumtimit më të ri të Anketës evropiane të shëndetësisë (EHS), islandezët janë kombi i katërt për nga depresioni në Evropë.
Në Hungari, ndërkaq, e cila prin në listë, janë 10 për qind e njerëzve të prekur nga kjo sëmundje e “kohës moderne”.
Në mesin e vendeve evropiane me përqindje më të madhe të popullatës, të cilët vuajnë nga depresioni ndodhen edhe Portugalia, Suedia, Gjermania, Luksemburgu dhe Britania e Madhe.
Nga ana tjetër, vendi me më së paku persona të prekur nga depresioni është Çekia, me rreth 3 për qind të banorëve të prekur nga depresioni, pasojnë Sllovakia, Kroacia, Lituania dhe Italia.