1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Këto janë efektet e tabletave te fëmijët

Më të lexuarat

Matematika për fëmijët, anglishtja dhe aftësitë e komunikimit përfitohen nga fëmijët nëse përdorin taletë në shkollë në mënyrë të rregullt. Kjo është një nga gjetjet e një studimi të këtij lloji i kryer në Irlandën e Veriut.

Studimi, Mobile Devices in Early Learning, u krye për dy vjet dhe përfshiu 650 nxënës në pesë shkolla fillore të Belfastit dhe pesë kopshte.

Shkollat ku u krye studimi ishin në disa nga zonat më të prapambetura të qytetit. Ata u plotësuan me iPad për kopshtet, klasën e parë, klasën e dytë dhe klasën e tretë.

Studiuesit e Stranmillis University College kanë asistuar më pas se si nxënësit, prindërit, drejtorët dhe mësuesit i përdornin për dy vjet.

Fakte të tjera që sjell studimi janë:

Futja e teknologjisë digjitale ka pasur një ndikim pozitiv në zhvillimin e njohje së shkronjave dhe numrave tek fëmijët. Ndryshe nga pritjet, drejtorët dhe mësuesit raportuan se përdorim i tablet në klasë ka rritur aftësitë komunikuese të fëmijëve.

Fëmijët duke e parë pajisjen si lojë ishin më të motivuar, më entuziast dhe më të shkathët. Djemtë ishin më entuziastë kur përdornin teknologjinë digjitale, veçanërisht në pjesën e punëve me shkrim. Tabletat ndihmojnë fëmijët e vegjël të jenë më të motivuar dhe më të shkathët në klasë, thotë doktoresha Colette Gray, një nga autoret e studimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit