Vetëm në SHBA nga shitja e kokainës sigurohen çdo vit 34 miliardë dollarë. Por, cilat janë grupet më të mëdha kriminale në botë dhe nga i kanë të ardhurat? Të ardhurat e grupeve të organizuara kriminale janë të vështira të përllogariten pasi ato vazhdimisht shpenzojnë shuma të mëdha për të fshehur pasurinë. Ja cilat janë 10 grupet më të mëdha në botë.
1- “COSA NOSTRA” italiane
Është themeluar në fillim të shekullit XVI në Sicili, megjithatë lindja e kësaj organizate i atribuohet viteve të Luftës së Dytë Botërore, kur amerikanët ndihmuan ringritjen e mafias në Siçili.
Shefat historikë të “Cosa Nostra”-s siçiliane kanë qenë Vito Kashio Ferro, Kaloxhero Vicini, Mikele Navarra, Luciano Lixhio, Mikele Greko, Gaetano Badalamenti, Stefano Bontade, Salvatore Riina, Bendeto Santapaola, Bernardo Provenzano.
2- “COSA NOSTRA” amerikane
U themelua në fillim të shekullit të kaluar dhe u pasurua në dy dekadat e parë. Ajo lindi për dy arsye: Emigrimi në SHBA i një numri të madh italianësh midis të cilëve kishte dhe nga ata që ishin marrë me krime, dhe për shkak se shumë mafiozë nga Sicilia për t’i shpëtuar ligjit në Itali u detyruan të shkonin në SHBA. Janë 5 familje në Amerikë që mbanin kontakte të ngushta me krerët në Itali: Familja Bonano, Lukese, Kolombo, Xhenovese dhe Gambino, ku dy të fundit marrin pjesën me të madhe të fitimeve. dikimi i saj ishte i padiskutueshëm. Çdonjëra nga 5 familjet e Nju Jorkut ndërtoi perandorinë e vet duke u marrë me aktivitete të jashtëligjshme si shantazh, pastrim parash, vrasje, lëndë narkotike, kumar, grabitje, menaxhimin e mbeturinave etj.
3- “Ndrangheta”
Kjo organizatë e ka selinë në Kalabri. Përbëhet nga 144 organizime me 5600 anëtarë. Ajo e realizon kontrollin e saj në territorin kalabrez falë lidhjeve mafioze të quajtura “Ndrine”. Ka një strukturë të dukshme horizontale, ekzistojnë lidhje të ngushta midis grupeve të ndryshme, por nuk ka një qendër drejtuese rajonale apo provinciale.
Organizata mafioze Ndrageta (Ndrangheta) ka eklipsuar prej kohësh fqinjen e saj mjaft të famshme Cosa Nostra-n siciliane.
Në këtë mënyrë sindikata e krimit italian është kthyer një nga organizatat më të madhe mafioze në botë. Fitimet e saj nga importimi i kokainës dhe i bizneseve të tjera vlerësohet dhjetëra miliardë dollarë në vit.
Në dallim nga Cosa Nostra, është më pak e ekspozuar në raport me politikanët dhe shërbimet sekrete.
4- “Camorra”
Ndërsa mafia italo-amerikane është dobësuar dekadat e fundit nga forcimi i ligjit, mafia italiane në vendin e origjinës vazhdon të mbetet e fortë. Pavarësisht përpjekjeve prej disa vitesh të qytetarëve, gazetarëve dhe zyrtarëve të qeverisë, qeveritë lokale në Itali mbeten të lidhura me grupet mafioze. Sipas një studimi të Universitetit Katolika përllogaritet se aktiviteti mafioz gjeneron 33 miliardë dollarë të ardhura, shumica ndahet mes katër grupeve më të mëdha mafioze në Itali. Camorra është më e suksesshmja, me rreth 4.9 miliardë dollarë të ardhura në vit nga shfrytëzimi seksual, trafikimi i armëve të zjarrit, droga, falsifikimet, lojërat e fatit dhe zhvatja. Me bazë në Napoli, grupi ka nisur aktivitetin që në shekullin e 19-të, kur u formua fillimisht nga një bandë në burg.
Kjo organizatë është themeluar nga mesi shekullit XVI në Napoli. Fjala “Camorra” dikur kishte kuptimin e një takse që paguhej nga pronarët e lokaleve për të siguruar mbrojte. Këto të dhëna i përkasin Mbretërisë së Napolit dhe datojnë më 1735. “La Camorra” aktualisht vepron në 111 vende (përfshirë këtu qytete dhe provinca). Struktura e saj është e ngjashme me atë të “Cosa Nostra”-s, ku çdo familje zotëron një zonë të caktuar.
5- “Yakutsa” (Jakuza)
Çdo bandë mafioze në Japoni quhet “Yakutsa”, por drejtohet nga krerë të ndryshëm. Në traditën e saj spikasin rituale shumë të vjetra si shumë kohë para viteve ’90. Riti i Sakazukishiki-t, është ceremonia e pranimit të çdo anëtari të ri, i cili betohet për besnikëri dhe devotshmëri duke pirë sakë nga gota e kryetarit. Riti i Irezumi-t ose tatuazhi, i cili duke qenë se është i ndryshëm për çdo bandë, dëshmon përkatësinë e anëtarëve të bandave.
Me më shumë së 10 mijë të anëtarësuar, ata merrem me trafik droge, armësh, lojra kumari, grabitje e prostitucion
Ajo që të bën më shumë përshtypje për Jakuzan, mafian japoneze, është se kapot dhe shumë anëtarë të saj qarkullojnë të lirë. Ky grup kriminal, nga më të frikshmit dhe më të pasurit në botë, është unik: investon si në aktivitetet e jashtëligjshme ashtu dhe në ato të ligjshme.
Origjina e Jakuzas është pak e qartë. Sipas gojëdhënave është formuar nga grupi i Ronin, samurajit pa padron, që i ofronin mbrojtje fshatrave nga banditët.
6- Solntsevskaya Bratva (Mafia ruse)
Grupet mafioze ruse ndryshe nga Yakuza ka një strukturë tjerë sipas Frederico Vares, profesor kriminalistike në Universitetin e Oksfordit dhe ekspert për grupet ndërkombëtare kriminale.
Koncepti “Mafia Ruse” përshkruan një sërë bandash kriminale, ose vëllazëri kriminale. Më e madhja prej tyre ndodhet në rrethin e Solntsevo-s në rrethet jugore të Moskës.
Grupi njihet se ka lidhje me Semion Mogilevich, kriminelin më të fuqishëm të Europës, ndoshta edhe të botës.
Solntsevskaya Bratva është një grup i decentralizuar dhe grupi është i përbërë nga 10 “brigada” pothuajse-autonome dhe veprojnë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Të ardhurat e grupit mbikëqyrën nga një këshill me 12 persona që “takohen rregullisht në pjesë të ndryshme të botës”. Grupi përllogaritet se ka rreth 9 mijë anëtarë dhe buka dhe djathi i tyre është droga dhe trafikimi i njerëzve. Ky grup rus merret me trafikimin e heroinës me origjinë nga Afganistani.
7- “TRIAD”
Në shqip do të thotë treshe, është organizata më e fuqishme mafioze për trafikun e drogës. “Triad”-a kineze është marrë si shembull konkurrimi për mafien ruso-aziatike. Anëtarët e kësaj organizate kanë instaluar baza operative për trafikimin e heroinës në Hong Kong, Singapor dhe Bangkok. Fillesat e kësaj organizate mund të themi që janë më të lashtat në krahasim me të gjitha mafiet e tjera, ato datojnë që në vitin 1760. Është shumë e ngjashme në rite me Jakuzën japoneze dhe Cosa Nostra-n italiane.
8- Mafia turke
Është quajtur si një organizatë kriminale shumë e fuqishme. Mafia turke ka pasur në kontroll një pjesë të madhe të trafikut të heroinës në të gjithë botën. Mafia turke disa herë ka qenë bashkëpunëtore me mafian ruse, dhe pak me mafian italian. Ashtu si organizatat simotra edhe mafia turke operonte më tepër në trafikimin e lëndëve narkotike, por edhe të “mishit të bardhë”, siç njihet në gjuhën e mafias.
9- “Sacra Corona Unita”
Nuk është e vetmja organizatë mafioze në Pulia të Italisë, por pa asnjë dyshim është më e rëndësishmja dhe më e madhja. Selinë qendrore e ka në Pulia. Fillimet e saj i ka në vitet ‘80 dhe sot është organizimi më i fuqishëm. Përbëhet nga 7 organizata dhe 47 familje dhe me rreth 1755 anëtarë, kryesisht në provincën e Brindizit, Leçes dhe Torontos. Është një organizim i ri në krahasim me organizimet e mëparshme të mafies.
10- Karteli Sinaloa
Karteli Sinaloa është konsideruar organizata më e fuqishme e drogës në Amerikën Latine, dhe luftërat e përgjakshme mendohet se janë përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 10 mijë personave nga viti 2008-2012, duke bërë që qyteti të marrë titullin “kryeqyteti i vrasjeve në botë”, transmeton tiranaobserver.
Nën udhëheqjen e Guzman, Karteli i Sinaloas, një nga korporata ndërkombëtare më të mirë-organizuara në botë, me të ardhura vjetore prej 3 miliardë dollarësh, është përgjegjëse për 25 % të drogës së paligjshme që hyn në Shtetet e Bashkuara nga Meksika. Këto shifra nuk priten të ndryshojnë tani që Guzman ndodhet pas hekurave.