1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Këto janë deklaratat e zv/ministrave që mund t’i kushtojnë Kosovës me tërheqje të njohjes nga Burundi

Më të lexuarat

Derisa Republika e Burundit është duke shqyrtuar tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, diplomacia serbe ka shfrytëzuar dy deklarata të papërgjegjshme nga dy zëvendësministra të Jashtëm të Republikës së Kosovës për të bindur zyrtarët e Burundit që të tërheqin njohjen e Kosovës.

Zv/ministrat kosovarë: Gjergj Dedaj dhe Anton Berisha kanë nënçmuar Republikën e Burundit në dy deklarata skandaloze të dhëna gjatë muajit të kaluar, kur kanë deklaruar se nuk është e rëndësishme një tërheqje e mundshme e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Burundi.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, i cili vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se nuk ka peshë njohja e pavarësisë nga shteti i Burundit.

“Nuk ka asnjë peshë as njohja as mos njohja e Burundit, besoj që Serbia do të bëjë tema të kësaj natyre që me kontestu Pavarësinë e Kosovës. Jemi në Pavarësi, në ditë feste ajo merr një shtet herë Burundi e herë Guineja Bisau edhe bën kësi tema të kota, ata veq po e riciklojnë temën”, kishte thënë Berisha më 17 shkurt, kur Serbia kishte njoftuar se Burundi do ta tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.

E një deklaratë të ngjashme ka bërë edhe zëvendësministri tjetër i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj. Edhe ai deklaroi para disa ditësh se nuk është e rëndësishme mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga një shtet si Burundi.

“Për mua si zëvendësministër i MPJ kruciale, historike dhe të qëndrueshme ishin njohjet nga SHBA, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Australia, Japonia, vendet fqinje dhe ish republikat jugosllave si Kroacia e Sllovenia, e sa për disa shtete si Burundi, Bangladeshi, Madagaskari, apo të ngjashme, të cilat nuk janë serioze dhe nuk paraqesin relevancë në politikat globale ndërkombëtare”, kishte thënë Dedaj.

E këto deklarata të dy zëvendësministrave Dedaj dhe Berisha mund t’i kushtojnë Kosovës me humbjen e njohjes së pavarësisë nga Burundi.

Teksa Qeveria e Burundit është shprehur e gatshme të tërheq njohjen e shtetit të Kosovës, është presidenti i këtij vendi Pierre Nkukurziza, ai i cili ende nuk e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

E në një letër që Ambasadori i Republikës së Burundit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Albert Shingiru u ka dërguar kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryediplomatit Ramush Haradinaj, ai shprehet se deklaratat e tilla të zv/ministrave kosovarë do t’ia komplikojnë punët zyrtarëve të Burundit që janë pro Kosovës.

“Jam duke punuar rreth çështjes së njohjes së Kosovës në Burundi. Nuk është e lehtë sepse serbët u kanë ofruar shumë gjëra atyre. Por lajmi që ne kemi pranuar nga misioni serb, se zëvëndësministri i juaj i Punëve të Jashtme ka thënë se nuk është me rëndësi njohja nga Burundi, do të më komplikojë punët”, theksohet në letrën që Shingiru u ka dërguar Haradinajt dhe Pacollit.

“Ju lutem më sqaroni këtë dhe nëse këto deklarata janë të vërteta, unë nuk kam asnjë argument tek Presidenti im”, thuhet në letrën e Shingiru, raporton Insajder.

Javën e kaluar, ministri i Punëve të Jashtme të Burundit, Alain Aimé Nyamitëe u takua me homologun e tij serb Ivica Daçiq, me të cilin diskutuan për tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe rindërtimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Nyamitëe deklaroi në një intervistë me “Zërin e Amerikës” se Burundi do të rikthehet sërish në pozicionin që kishte para vitit 2012 – kur e njohu pavarësinë e Kosovës.

Mirëpo, pavarësisht qëndrimit të Qeverisë së Burundit, presidenti i këtij vendi, Pierre Nkurunziza ende nuk është dakord për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Burundi është një shtet me popullësi së paku pesë herë më të madhe se Kosova (mbi 10 milionë banorë) dhe ndodhet në pjesën qendrore të Kontinentit Afrikan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit