0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Këto janë 20 qytetet më të shtrenjta në botë

Më të lexuarat

Një studim i fundit ka publikuar të dhënave për qytetet më të shtrenjta në botë. Anketa e 27-të vjetore e “Kostos së Jetesës” së Mercer analizoi të dhënat nga 209 qytete në të gjithë pesë kontinentet.

Për të dalë në rezultate konkrete janë analizuar të dhëna nga akomodimi dhe transporti, te ushqimi dhe gjërat e domosdoshme të shtëpisë.

Në krye të listës si më i shtrenjtë është Ashgabat në Turkmenistan, e ndjekur nga Hong Kong dhe Bejrut në Liban.

Gjashtë nga qytetet më të kushtueshëm gjenden në Azi, por Zvicra gjithashtu ka tre vendndodhje në 10 vendet e para: Zyrihu, Gjeneva dhe Berni.

Londra renditet e 18-ta, duke u ngjitur në një vend nga sondazhi i vitit të kaluar, dhe Kopenhaga në Danimarkë ishte i vetmi qytet evropian që u rendit brenda 20 të parëve.

Gjithashtu edhe New York në SHBA është emëruar si një ndër qytetet më të shtrenjtë dhe renditet i 14-ti.

Ndërkohë, kryeqyteti i Shqipërisë Tirana në raport me vendet e rajonit është cilësuar si më i shtrenjtë. Krahasuar me një vit më parë, është bërë më e kushtueshme. Ajo renditet në vendin e 152 nga vendi i 163 në 2020. g.v/abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit