-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Këto gjëra private asnjëherë mos i publikoni në Facebook

Më të lexuarat

Facebook është një nga rrjetet sociale më të përdorura dhe më me influencë. Megjithatë duhet pranuar se ky rrjet ka një rrezikshmëri të madhe nëse nuk e përdorni sic duhet. Kështu, njerëzit mund të gjejnë në profilin tuaj të dhëna që mund t’i përdorin kundër jush, ndaj bëni mirë që këto 11 gjëra t’i fshini urgjentisht nga Facebook-u.

Ditëlindja – është një detaj i rëndësishëm që u mundëson të tjerëve të aksesojnë më lehtë llogarinë tuaj bankare dhe detaje personale.

Numri i telefonit – nëse dikush fiksohet keq pas jush, mund të përdorë numrin tuaj për të gjetur të dhëna tjera si në Whatsapp apo Viber, si dhe mund t’ju shqetësoje me mesazhe nga më të ndryshmet.

Pjesa më e madhe e “miqve” tuaj – mbani vetëm ata miq që janë të tillë në jetën tuaj reale, mos mbani shokë vetëm sa për numër apo se i keni takuar një herë në jetë.

Fotografi të fëmijëve/pjesëtarëve të vegjël të familjes – respektoni privatësinë e të afërmve tuaj, sidomos e të vegjëlve.

Shkolla që ndjekin të vegjlit – numri i ngacmimeve seksuale është rritur përgjatë vitit të fundit ndaj mos u jepni njerëzve të tillë informacion se në cilën shkollë shkojnë fëmijët tuaj.

Vendndodhja – ky shërbim ofrohet në telefonat Android dhe iPhone, prandaj bëni kujdes që të mos u lini mundësi të tjerëve t’ju gjejnë lehtë.

Shefin tuaj – Facebook përdoret kryesisht për t’u relaksuar dhe për t’u shprehur lirshëm, por shefi juaj mund të shohë gjithçka, ndoshta edhe gjëra që nuk duhet prandaj bëni mirë ta mbani larg Facebook-ut tuaj.

Mos bëni tag vendndodhjen tuaj – njerëzit e harrojnë që të bërit “tag” vendndodhjen kur janë në shtëpi zbulon adresën e tyre.

Kur dhe ku do të shkoni me pushime – ata që grabiten gjatë kohës që janë me pushime mund të mos përfitojnë nga siguracioni nëse kanë postuar në rrjete sociale planet për pushime.

Statusi i lidhjes – nëse doni të festoni një lidhje të re, mos e bëni këtë në Facebook, pasi lidhja mund të mos funksionojë dhe ndryshimi i statusit nga “në një lidhje” në “single” do t’ju bëjë të ndiheni më keq seç duhet.

Detaje të kartës së kreditit – nuk është kurrë ide e mirë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit