India është e destinuar të jetë shteti më i madh në botë nga popullsia deri në vitin 2024, duke e kaluar dhe Kinën, e cila aktualisht ka një popullsi prej 1.4 miliardë banorësh.
Dhe kjo rritje pritet të vazhdojë deri në vitin 2060, kur rreth 1.67 miliardë njerëz do ta quajnë Indinë shtëpinë e tyre.
Deri në vitin 2100 popullsia e saj do të ketë rënë, por do të jetë ende më e madhe se 1.5 miliardë.
Popullsia e Kinës, ndërkohë, do të ketë rënë në rreth një miliardë, me një rënie prej rreth 400 milionë njerëz në krahasim me sot.
Kjo sipas të dhënave nga Departamenti i Çështjeve Ekonomike dhe Sociale i OKB-së, i cili parashikon se popullsia e botës do të shtohet më shumë se 11 miliardë në 80 vitet e ardhshme.
Shtetet e Bashkuara, vendi i tretë me popullsinë më të lartë, do të përballet me një rritje modeste prej 447 milionë banorë deri në vitin 2100.