10.3 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Këto do të jenë vendet më të populluara në botë deri në vitin 2100

Më të lexuarat

India është e destinuar të jetë shteti më i madh në botë nga popullsia deri në vitin 2024, duke e kaluar dhe Kinën, e cila aktualisht ka një popullsi prej 1.4 miliardë banorësh.

Dhe kjo rritje pritet të vazhdojë deri në vitin 2060, kur rreth 1.67 miliardë njerëz do ta quajnë Indinë shtëpinë e tyre.

Deri në vitin 2100 popullsia e saj do të ketë rënë, por do të jetë ende më e madhe se 1.5 miliardë.

Popullsia e Kinës, ndërkohë, do të ketë rënë në rreth një miliardë, me një rënie prej rreth 400 milionë njerëz në krahasim me sot.

keto-te-jene-vendet-te-populluara-ne-bote-deri-ne-vitin-2100-businessmag

Kjo sipas të dhënave nga Departamenti i Çështjeve Ekonomike dhe Sociale i OKB-së, i  cili parashikon se popullsia e botës do të shtohet më shumë se 11 miliardë në 80 vitet e ardhshme.

Shtetet e Bashkuara, vendi i tretë me popullsinë më të lartë, do të përballet me një rritje modeste prej 447 milionë banorë deri në vitin 2100.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit