0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Këtë vit nuk ka falje të Bajramit në xhami, kështu ndodh në gjithë botën, jo veç në Kosovë

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu ka ripërsëritur se Fitër Bajrami nuk do të falet në xhami.

Sadriu në RTV Dukagjini thotë se nuk ka qenë vendim i lehtë të mbyllen xhamitë për besimtarët në këtë muaj të Ramazanit por sipas tij kjo ka ndodhur në të gjithë botën.

“Xhamitë janë mbyllur edhe në qendrat më të mëdha islame si Meka e Medina, Kajro e Stambolli”.

Sadriu thotë se ky vendim ka prekur më së shumti krerët e Bashkësisë Islame dhe punëtorët e tyre.

Ai thotë se është e drejt e besimtarëve të shprehin pakënaqësi siç ishte ai me faljen e një namazi në shesh por sipas tij gjendja është jashtë vullnetit të BIK-ut.

“Po e përsëris, këtë vit nuk do të ketë falje të organizuar të Bajramit në xhamitë e Kosovës e nuk do të ketë as pritje ceremoniale në BIK si vitet tjera”.

Sekretari i Përgjithshëm në Bashkësinë Islame të Kosovës thotë se rekomandimet e profesionistëve janë të tilla që nuk janë pjekur kushtet për faljen e Bajramit në xhami.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit