-0.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Këtë vit më shumë energji, Shqipëria importoi 68% më pak – eksportoi 4.1% më shumë

Më të lexuarat

Shqipëria ka pasur një vit të frytshëm sa i përket prodhimit të energjisë elektrike për shkak të reshjeve të bollshme të shiut.

Sipas statistikave të INSTAT prodhimi në 2021-in u rrit edhe në tremujorin e dytë.

Me rritjen e prodhimit është rritur edhe sasi e energjisë që vendi ynë ka shitur këtë vit, ndërkohë që kemi blerë më pak. Këtë vit, Shqipëria importoi rreth 68% më pak energji se një vit më parë dhe ka eksportuar 4,1 herë më shumë.

Eksperti Eduard Elezi shpjegon se në këto raste kur shesim më shumë energji nuk bëhet një llogaritje sa fiton konsumatori shqiptar, shkruan Top Channel.

Nga bilanci i energjisë shihet gjithashtu se bashkë me rritjen e konsumit në tremujorin e dytë janë rritur edhe humbjet në rrjet, ku peshën më të madhe e kanë pasur bizneset.

OSHEE në gushtin e 2021-it ka blerë energji me çmime rekorde, edhe pse në sasi më të pakta për shkak të prodhimit të bollshëm nga hidrocentralet e Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit