Dje në Tetovë, me rastin e përvjetorit të Universitetit shtetëror të Tetovës , me vendim të Senatit të Univerzitetit , ky institucion dekoroi z.Lazim Destani me titullin Doctor Honoris Causa. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm figura politike, fetare, shkencore etj, transmeton Shqipmedia.
Të pranishëm ishin edhe familjarët e filantropit nga Tetova poashtu edhe tre djemtë e tij dhe bashkëshortja. Në foton poshtë ju e njihni të gjithë nga e majta aktorin Blerim Destani, vëllau i dytë Selim Destani, nëna e tyre si dhe themeluesi dhe kryesori i kompanisë “Ecologo” vëllau i madh Nazif Destani i cili poashtu mban titullin Doctor Honoris Causa dhënë nga Universiteti i Evropës Juglindore.