0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kështu po formojnë rusët një njësi vullnetare serbe

Më të lexuarat

Kush është “Ujku” nga Bosnja në krye të 500 rekrutëve?

Sipas burimeve nga shërbimet inteligjente franceze, të cilat u referohen burimeve nga opozita ruse, deri më 1 shtator pritet të mbërrijnë në një nga kampet e ushtrisë ruse në Moskë disa qindra vullnetarë serbë.

Me rreth 50 luftëtarë serbë të rekrutuar tashmë, kontingjenti pritet të rritet në 500 vullnetarë. Për pritjen adekuate të vullnetarëve është duke u formuar një “njësi serbe”, e cila do të jetë pjesë e Divizionit 106 të Gardës Ajrore.

Rekrutët janë kryesisht shtetas të Serbisë, por edhe serbë nga vendet e tjera fqinje.

I gjithë ky operacion kryhet nën mbikëqyrjen e politikës dhe shërbimeve ruse të sigurisë dhe nga pala serbe, lideri është anëtari shumëvjeçar i grupit mercenar rus Wagner, Davor Savçiç, i njohur si “Ujku”, një serb nga Bosnja, i cili jeton prej kohësh në Rusi dhe është person i besuar i autoriteteve shtetërore ruse.

Savçiç ishte anëtar i JSO-së famëkeqe të udhëhequr nga krimineli Milorad Ulemek Legija. Ai ka luftuar më parë si mercenar në grupin Wagner në Ukrainë në vitin 2014 dhe pak më vonë, në vitin 2016, në Siri. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit