-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kështu i hartonin arabët (Myslimanët) traktatet e paqes!

Më të lexuarat

Gjatë marshit të tij triumfal pushtuesi i Aleksandrisë (Amër bin Asi) dha shembuj të panumërt të një tolerance të madhe, duke ndaluar shkatërrimin dhe plaçkitjen e qyteteve dhe – oh sa gjest i pazakontë! – duke u garantuar shprehimisht të pushtuarve ushtrimin e kulturës së tyre tradicionale:
“Ky pakt përfshin tërë subjektet e krishterë, priftërinjtë, murgjërit e murgeshat. Ai u garanton mbrojtje dhe siguri, kudo që të ndodhen. Mbrojtja përfshin gjithashtu edhe kishat, banesat dhe vendet e tyre të pelegrinazhit, si dhe të gjthë vizitorët e këtyre vendeve: gjerorgjianët, abisinasit, jakobinët, nestorianët dhe të gjithë ata që e njohin profetin Jezus. Ata meritojnë respekt, sepse nderohen në dokumentin e Profetit, dokument në fund të të cilit ai ka vendosur vulën e vet dhe ku na porosit të tregohemi zemërgjerë e tu garantojmë siguri.”

Dhe këto nuk qenë aspak premtime boshe.

Sigrid Hunke “Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin” fq 233

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit