0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kështu e falin namazin e sabahut Kinezët

Më të lexuarat

KinezetNjëri nga thirrësit islam është ulur para një dijetari dhe po i rrëfente përvojen e tij në davet-thirrje, dhe rreth vetes kishte ushtarë Kinez të cilët kishin marrë pjesë në luftën e tretë të Khalixhit-Gjirite.

Dijetari e kishte ulur kokën drejt tokës dhe po e dëgjonte me vëmendje thirrësin islam duke i treguar historinë e tyre.

I tha: “Këta kanë ardhur t’i bashkangjiten operacioneve mbështetëse në veri të Arabisë Saudite. Ndërsa, ne thirrësit ishim të obliguar t’i ftonim në rrugën e Allahut, t’i nxjerrim nga padrejtësitë dhe errësirat e shirkut-politeizmit, t’i nxjerrim nga adhurimi i Budës, Konfushiose dhe putave të tjerë në adhurimin drejt Allahut që është i Pashoq.

O Dijetarë: Allahu na ka dhënë suksese në davetin tonë, kështu që një numër i konsiderueshëm i tyre pranuan Islamin, dhe filluam t’ua mësojmë kushtet e fesë, farzet dhe vaxhibet.

Ata njëmend filluan ta falin namazin në kohën e vet, larg syve të gjeneralëve dhe përgjegjësve të tyre, mirëpo problemi nuk qëndronte as në namazin e drekës, ikindisë, akshamit, e as të jacisë; por, ata gjetën vështirësi në namazin e sabahut!!!

Kur përgjegjësit kuptuan se ata ishin mbledhur në një kazermë, ashtu që të kujdestarojnë me rend për t’i zgjuar shokët për namazin e sabahut, ata i shpërndanë nëpër kazerma të ndryshme. Pas kësaj çdo njëri prej tyre morri nga një orë, nuk shkoi gjat dhe ata ua ndaluan edhe orët.

Saherë që këta gjenin një metodë për t’u zgjuar në namazin e sabahut, ata i luftonin dhe ua mbyllnin të gjitha rrugët.

Çuditërisht ata shpikën një metodë të re për t’u zgjuar në namazin e sabahut!

Dijetari filloi të shikojë drejt thirrësit me një vëmendje më të theksuar, e po ashtu edhe ndaj ushtarëve që ishin rreth tij; ndërsa ata po shikonin drejt Dijetarit me respekt dhe mallëngjime.

Thirrësi vazhdoi fjalimin e tij: “O dijetarë, çdo njëri prej tyre ka vendosur të pijë një sasi të madhe uji para gjumit, me qëllim që të zgjohen natën më shpesh për në toilet. Kështu ata shikonin orën dhe e dinin se sa kohë ka mbetur për namazin e sabahut; nëse koha ishte afër pritnin dhe faleshin, në të kundërtën pinin edhe ca gota!

Pasi provuan këtë metodë dhjetra herë. Arritën të dijnë sasinë e duhur të pirjes së ujit para gjumit që i bën ata të zgjohen në kohën e saktë të sabahut; kështu iu bë e mundur çdo njërit prej tyre ta falin sabahun në kohën e vet!”

Pasi thirrësi-islam përfundoi, shikoi drejt fytyrës së Shejhut kur që shejhu po qante!

Ata janë të rinj’ në Islam; dashuria e madhe në zemrat e tyre për Islamin është në një shkallë të lartë… athua pse ata e njohën injorancën dhe të këqijat e saj, dhe kanë njohur Islamin dhe lumturinë e tij dhe e përqafuan.

Ku jemi ne, në krahasim me ata?!

Për fat të keq, ka nga ne që nuk e fal namazin e sabahut asnjëherë, edhe pse e dëgjon ezanin nga xhamia që ka afër shtëpisë së tij, dhe nuk i përgjigjet pa asnjë arsye.

E disa prej robërve të Allahut humbin namazin e natës edhe pse ata faleshin ditën, duke menduar se i kanë dhuruar vetes së tyre rehati dhe gjum, duke menduar se ai ka fituar!!!

Ka edhe të atillë që nuk e falin namazin kurrë, as ditën as natën.

Allahu ka thënë: “Që të mos thotë shpirti: “I mjeri unë, sa obligime më kanë mbetur vetëm ndaj Allahut, madje edhe jam tallur.”(Zumer, 56)

Përktheu: Valdet Kamberi

Burimi: www.shkollaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit