-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kështu do të duket kartëmonedha e re e 50 eurove

Më të lexuarat

Banka Qendrore Evropiane (BQE) paraqiti sot kartëmonedhën e re të 50 eurove, si masë preventive për bankënotën më të falsifikuar, raporton Reuters.

50euro3

Kartëmonedhat e reja me portret të perëndeshës së Evropës – një karakter nga mitologjia greke – ka të përmirësuara karakteristikat e sigurisë, ndërsa do të lëshohet në qarkullim në prill të vitit 2017, transmeton Telegrafi.

 

Përdorimi i 50 eurove është katërfishuar në 15 vitet e fundit. Momentalisht, në qarkullim janë 8.5 miliardë të tilla, gjë që tregon rritjen e parave të gatshme në vendet si Gjermania dhe Austria, ku shumë konsumatorë janë të kujdesshëm ndaj formave elektronike të pagesave.

50euro4

Gjermani mesatar, në çdo kohë, ka rreth 100 euro në portofolin e tij, ndërsa rreth 80 për qind e gjermanëve dhe austriakëve ende bëjnë blerje me para të gatshme. Kjo përqindje në SHBA është nën 40 për qind, ndërsa në Suedi nën 20 për qind.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit