10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Këshilli Opozitar: Do vazhdojmë me betejën kundër regjimit kriminal VMRO-BDI

Më të lexuarat

“Duke qenë se Këshillit Opozitarë nuk ka për qëllim të bëhet tribunë për promovimin e liderëve të rinj partiak, por të cilët me asgjë nuk do dallojnë nga ata që tani i kemi;

Duke qenë se Këshilli Opozitar ka për qëllim bashkimin e forcave opozitare, që janë të gatshme ta luftojnë partizimin dhe kriminalizimin e shoqërisë shqiptare në Maqedoni, e jo bashkimin e elitave partiake të cilat interesat vetjake i mbulojnë me emblemat partiake:

Duke qenë se Këshilli Opozitar e ka për qëllim bashkëveprimin mes subjekteve dhe individëve që e kanë kuptuar se të jesh opozitë e së keqes, nuk do të thotë domosdoshmërish të jesh partiak që synon pushtetin dhe;

Duke qenë se Këshilli Opozitar e dëgjon zërin e popullit – kryesisht atë të rinisë shqiptare – e jo atë të politikanëve që idealin e popullit e barazojnë me ardhjen e tyre në pushtet, e informojmë publikun se ky Këshillit do e intensifikojë veprimtarinë e vet, duke e ngritur lartë zërin e pakënaqësinë së popullit nëpër të gjitha vendbanimet shqiptare në Maqedoni.

Këshilli Opozitar gjithashtu e njofton publikun se protestat e 9 Majit nuk ishte fundi, por vazhdimi i betejës kundër së keqes, se kjo protestë madhështore arriti të dëshmojë se BDI dhe PDSH, nuk janë zëri legjitim i shqiptarëve të Maqedonisë, si dhe të tregojë se populli e dinë se këto dy parti – si edhe satelitët e tyre ‘opozitar’ – janë në shërbim të nëntokës politike maqedonase, të kontrolluar nga VMRO-DPMNE-ja”, – thuhet në njoftimin e Këshillit Opozitar.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit