1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Këshilli i Mandateve, me dy raporte për ish-ministrin: Saimir Tahiri nuk do të arrestohet

Më të lexuarat

Mazhoranca ka vendosur kundër arrestimit te ish-ministrit te brendshëm Saimir Tahiri. Pas një mbledhje qe zgjati rreth tetë ore, pesë anëtaret e Partisë Socialiste në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit kane refuzuar kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Tahiri, duke pranuar vetëm kërkesën për kontrollin e shtëpisë se tij.

 

Ndërkohë që 5 anëtarët e PD-së e LSI-së në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit miratuan kërkesën e Prokurorisë për arrestimin dhe kontrollin e banesës se Saimir Tahirit.

Dy raportet e hartuara nga mazhoranca dhe opozita, do t’i paraqiten te mërkurën seancës për votim. Votimi per heqjen e imunitetit është i fshehtë e kërkon 71 vota dhe mazhoranca nuk do ta ketë problem të rrëzojë kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Tahirit. /Vizion Plus/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit