Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës mbajti sot mbledhjen e rregullt
Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës mbajti sot mbledhjen e rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari, Dr. Valon ef. Myrta.
Në këtë mbledhje, Këshilli në rend të ditës pati leximin dhe aprovimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar, shyrtimin e raportit të haxhit e kurbanit si dhe raportit të anëtarësisë dhe të rasteve mortore.
Në fund, Këshilli diskutoi edhe çështje të ndryshme dhe mori vendime në bazë të kompetencave të cilat i takojnë.