4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë organizoi takim me bashkatdhetarët

Më të lexuarat

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë organizoi takim me bashkatdhetarët


Në vazhdën e organizimeve të takimeve me bashkatdhetarët, të cilat tashmë po bëhen tradicionale, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë organizoi takim, në të cilin përveç bashkatdhetarëve nga vende të ndryshme të diasporës, mori pjesë edhe drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica.

Ai në fjalën e tij përshëndetëse u uroi mirëseardhje bashkatdhetarëve, duke i falënderuar kështu për kontributin e tyre që janë duke e dhënë qoftë në vendet ku ata jetojnë, por edhe për vendin tonë në përgjithësi, e për Bashkësinë Islame në veçanti. Ai tha se ne si Bashkësi Islame mbesim të përkushtuar që të jemi pranë diasporës sonë sa herë që ata të kenë nevojë, ngase vetëm të bashkuar mund të arrijmë edhe më shumë.

Kryetari i KBIGJ-së, Valon ef. Myrta, tha se takimet e tilla janë tejet të mirëseardhura për t’u njohur mes vete, por edhe për të shkëmbyer përvojat dhe mësimet nga njëri-tjetri. Ai foli në pika të shkurtra edhe rreth ecurive të punëve në Këshillin e BI-së së Gjakovës, e për çka falënderoi edhe bashkatdhetarët për ndihmat e pakursyera që i kanë dhënë për këtë Këshill.

Në emër të bashkatdhetarëve, foli imami Enis ef. Hoxha, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai përshëndeti takimet e tilla dhe falënderoi organizatorët për këtë organizim.

Krejt në fund u shtrua një drekë në shenjë nderi dhe respekti për bashkëatdhetarët tanë në diasporë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit