4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Këshillat e BI-së, stafi akademik i FSI-së dhe ai i Medresesë “Alauddin” uruan Myftiun Tërnava

Më të lexuarat

Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës, i Prizrenit, i Pejës, i Gjakovës, i Gjilan, i Drenasit, i Istogut, i Shtimes, i Obiliqit, i Dragashit, i Kamenicës, i Kaçanikut, i Preshevës, i Deçanit, stafi akademik i Fakultetit të Studimeve Islame dhe profesorët e medresesë së mesme “Alauddin” vizituan selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, në të cilën u mirëpritën nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Udhëheqësit e këtyre institucioneve dhe drejtuesit e këtyre këshillave, uruan Myftiun Tërnava për rizgjedhjen edhe për një mandat në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i uruar dhe dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme. Ata, në takime të ndara, që të gjithë u pajtuan se vetëm të bashkuar e unikë, mund të ecim përpara dhe së bashku mund t’i çojmë përpara proceset të cilat i bartim si përgjegjësi, duke kujtuar kështu amanetin që kemi marrë mbi supet tona.

Myftiu Tërnava shfrytëzoi rastin që t’i falënderoi të gjithë për besimin e dhënë që të jetë edhe për një mandat në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, e më pas kërkoi nga ta angazhimin edhe më të madh për mbarëvajtjen e jetës fetare dhe për plotësimin e kërkesave të besimtarëve tanë, duke ua kujtuar kështu atyre përgjegjësinë që kemi para besimtarëve në këtë botë, por edhe përgjegjësinë që do ta kemi nesër kur do të dalim para Zotit Fuqiplotë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit