AI QË TË KËSHILLON nuk pretendon se është i përkryer, por thjesht një njeri, i cili ka mësuar nga gabimet e veta dhe ta jep përvojën falas. Prandaj, mos e (keq)kupto po që se dëshiron të dëshmohet si më i mirë se ti. Dije se sikur të duhej që vetëm ai që nuk gabon, të kishte drejtë për të këshilluar, nuk do të jepte njeri këshilla.
Ai që të këshillon mund të jetë edhe njeriu që e ka gjetur rrugën e drejtë, mbase pas shumë përpjekjeve dhe dështimeve. Është njoftuar me të mirën, e ka përvetësuar atë dhe ta dëshiron edhe ty të njëjtën.
Nuk ka gjë më të mirë se këshilla kur ai që gabon të përmirësohet duke mos e ndier veten të fyer apo të nënçmuar nga ajo.
A jemi të gatshëm që ta këshillojmë tjetrin pa e bërë atë të ndihet keq? Nëse jo, atëherë le ta kuptojmë se ne vet kemi nevojë për këshillë, më shumë sesa ai?
I Dërguari (kur këshillonte) thoshte: “Çka është puna e disave që bëjnë kështu e kështu?!”