0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Këshilla për një prindërim të suksesshëm

Më të lexuarat

“Fëmijëria është një periudhë krijimi. Ai lind duke mos ditur asgjë dhe pas një viti njeh

çdo gjë. Pra, në rastin e qënies njerëzore nuk kemi të bëjmë me zhvillim por me krijim i cili
fillon nga zero”. Maria Montesori.

“Mësoni t’i lëvdoni veprat e tyre të mira, kështu fëmijët do të mësojnë t’ju japin vlerë
gjerave”. Maria Montesori.

Fëmijët vijnë në jetë me një fuqi unike mendore dhe shpirtërore. Askush prej tyre nuk është i njëjtë dhe sa mirë që është kështu. Dikush fjalëpak, dikush i ndjeshëm, dikush luftarak dhe i zjarrtë, dikush i rrëmbyer, dikush i matur, dikush i vëmendëm në çdo detaj, dikush i qeshur dhe krahëhapur, dikush i ndrojtur etj.

Të gjithë këta fëmijë, ende pa mësuar shumë nga bota,vijnë me një potencial të lindur që është temperamenti i tyre. Fëmijët mësojmë shumë nga veprimet tona. Është e rëndësishme të kuptojmë se ata janë të bukur dhe të mirë, “ideal”, ashtu siç janë.

Kushdo që qëndron afër fëmijëve, do të duhet të mësojë dhe të kuptojë se ata janë të
ndryshëm. Ata kanë aftësi dhe vështirësi të ndryshme. Nuk ka fëmijë “të mirë” apo “të
këqinj”, thjesht ka fëmijë me personalitete të ndryshëm, ka fëmijë me sjellje të ndryshme
sjellje të përshtatshme ose të papërshtatshme, ka fëmijë me dinamika të ndryshme familjare, ka fëmijë me vështirësi të ndryshme në të nxënë apo të zhvillimit, ka fëmijë me vështirësi të ndryshme fizike, ka fëmijë të cilët janë më të zhvilluar në disa fusha dhe në disa të tjera shumë më pak, por kjo thjesht i bën ata të ndryshëm në llojin e tyre dhe si të tillë do të duhet të trajtohen, të lirë nga paragjykimet dhe diskriminimet.
Hapat e para janë të rëndësishme në këtë detyrë të vështirë por njëkohësisht kaq e bukur, kur ajo bëhet me pasion dhe dashuri.

Fëmijët e vegjël në dy vitet e para të jetës zhvillohen me një shpejtësi të habitshme. Çdo ditë mësojnë gjëra të reja, shfaqin sjellje të reja dhe manifestojnë reagime të ndryshme. Çdo fëmijë zhvillohet me një ritëm të ndryshëm.

Pra, prindërimi është një shqetësim i vazhdueshëm për të gjithë shoqërinë tonë të sotme, për specialistët dhe ekspertët e edukimit, veçanërisht për të gjithë prindërit e rinj, por gjithashtu për gjyshërit dhe të rriturit e tjerë që kanë përvoja më të hershme të prindërimit. Me sa duket, nuk mjafton vetëm dashuria për ta rritur një fëmijë. Duket që bashkë me fëmijën rritet dhe edukohet edhe prindi i tij. Dhe nuk ka nevojë për çdo lloj prindërimi, por vetëm për prindërimin pozitiv.

Marrëdhënia prind –fëmijë është thelbësorë për zhvillimin e fëmijës. Prindërit luajnë rolin
më të rëndësishëm në jetën e fëmijës, ata janë ura që lidhë foshnjen me botën. Prindi ka
përgjegjësinë të njohë fëmijën. Njohja më e mirë është t’i vëzhgojmë me kujdes, çdo ditë, çdo moment që është me ata.
Çdo prind është model për fëmijën e tij. Gjithçka që ju bëni së bashku, janë mësime të
rëndësishme që do ta ndihmojnë të rritet dhe të njohë botën.
Çdo fëmijë dëshiron të rritet me të dy prindërit së bashku. Ai apo ajo ka nevojë për të dy
prindërit…

E rëndësishmë për prindërit:
-90% e trurit të fëmijës zhvillohet brenda 5 viteve të para të jetës. 87% të peshës së
trurit, fëmija e arrin në moshën 3-vjeçare.
-Në moshën 3-vjeçare truri i fëmijës është 3 herë më aktiv sesa truri i të rriturve.
– Truri zhvillohet me maksimumin e shpejtësisë gjatë viteve të para të jetës.
-Zhvillimi optimal i trurit kërkon një mjedis stimulues, ushqyerje të kujdesshme dhe
ndërveprim social me të rritur të kujdesshëm.
– Në zhvillimin e hershëm të trurit ndikojnë një numër faktorësh, si: përvojat e
përditshme, gatishmëria për t’iu përgjigjur fëmijës, ushqimi, aktiviteti fizik, gjenet
dhe dashuria.
-Sa më herët të ndërhyhet, aq më shpejt dhe më mirë mund t’i rikuperojë truri
dëmtimet.
– Kequshqyerja dëmton zhvillimin normal të trurit
-Stresi i fortë te fëmijët e vegjël dhe ekspozimi i tyre ndaj dhunës, abuzimit,
neglizhimit gjatë viteve të para ka pasoja për gjithë jetën.
-Siguria është domosdoshmëri në vitet e para të jetës
– Edhe pse çdo fëmijë ka ritmet e tij të zhvillimit, shumë studime tregojnë se zhvillimi
më i shpejtë në jetë ndodh gjatë periudhës 0-3 vjeç.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit