0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Këshilla për atë që kalon shumë kohë në gjumë

Më të lexuarat

Pyetja:

Çfarë mund ta këshilloni një të ri që flen shumë dhe zgjohet vonë?

***

Përgjigjja:

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Umetit tim i është dhënë mundësia që të fitojnë shumë bereqet dhe shtim në hershmërinë e tyre.”

Mëngjesi ka bereqet, ne duhet të zgjohemi që të falim namazin e sabahut dhe duhet kuptuar se njeriu me gjumë humb shumë dhe gjumi nuk është qëllim në vete. Ai është mjet (sebep) njeriu duhet të flejë por gjumi duhet të jetë me arsye jo vetëm sa për të fjetur, ngase ne cdo punë në islam e bëjmë me arsye dhe e dimë se cka është mjeti dhe se cka është qëllimi. Kështu gjumi është mjet dhe jo qëllim në vete, pse? Për të pushuar dhe që më pas përmes pushimit të nesërmen të jemi më të angazhuar.

Prandaj duhet kuptuar që gjuminë e bëjmë me arsye, e në rast se gjuminë që e bëjmë e humb arsyeshmërinë e tij atëherë ne realisht jemi duke humbur kohë. Gjithashtu jeta është e shkurt, kalon shpejt, ne edhe ashtu humbim kohë sa jemi të zgjuar gjatë ditës me ndonjë pushim, ndonjë ndejë, lëvizje apo të ngjashme, dhe të humbim edhe më shumë kohë në gjuminë e tepërt është dicka e rrezikshme. Njeriu kështu realisht del i varfër para Allahut të Lartësuar, në kuptimin e mungesës së veprave.

Duhet që ta kemi gjatë tërë kohës parasysh qëllimin e krijimit dhe pse kemi ardhur në këtë dunja, dhe kur ta dimë se si realizohet ky qëllim, duke ndenjur zgjuar apo duke fjetur. Njerëzit e mëdhenjë si kanë arritur majat e suksesit?

Andaj nuk duhet jeta të jetë thjesht vetëm konsumim hanë, pinë dhe flenë, por duhet të jetë edhe prodhim. Cfare ke prodhuar, cfare ke dhene apo cfare ke lene pas vetes?

Allahu thotë:“..dhe shënojmë veprat që kanë bërë dhe gjurmët e (punëve të) tyre.” (Jasin, 12)

Domethënë veprat që ke bërë sa ke qenë gjallë shënohen, edhe gjurmët që ke lënë pas vetes shënohen. Cfarë gjurmë ke lënë pas vetes?

Nëse e kemi shumë kohë në gjumë dhe më pas derisa je zgjuar e këndellur, e kështu vecse ka kaluar gjysma e ditës e ti cfarë ke arritur?

Andaj duhet njeriu ta llogaris veteveten e tij në vazhdimësi: “Çfarë arrita? Çfarë gjurmë lashë pas vetes? Çfarë po marr me vete tek Allahu?”
Dhe këto goditje vazhdimisht e këndellin me lejen e Allahut të Madhëruar.

Normalisht edhe vendosja e projekteve të caktuara, vijave të prera që nuk do të tejkalohen. Disiplino vetën tënde se nëse do kalosh vijën, do e kushtëzosh të mos dal apo të mos veproj dic të caktuar.

Mëso të disiplinosh vetën! Qëndro me njerëz që kanë ambicie, shoqërohu me njerëz që kanë vullnet, që kanë projekte, garo në punë të mira me tjerët dhe me lejen e Allahu do të këndellesh.

Mirëpo nëse ti mënjanon të gjitha këto dhe i jep rëndësi gjumit, kjo është huqje e madhe dhe humbje e jetës.

Hoxhë Enis Rama

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit