1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Këshilla nga loti

Më të lexuarat

LotiKam qajtur një ditë, nga mëkatet e shumta dhe punët e mira të pakëta, kështuqë rrëshqiti loti nga syri im.

Më tha loti: Çka ke o rob i Allahut?

Ia ktheva: Po kush je ti?

Tha: Unë jam loti yt.

I thash: Çka të nxori ty?

Tha: Nxehtësia e zemrës tënde.

Çuditshëm i thash: Nxehtwsia e zemrws sime?

Kush e ka ndezur zemrën time me zjarr?

Tha: Mëkatet e tua!

I thash: A ndikon mëkati në nxehtësinë e zemrës?

Tha: Po. A nuk e ke lexuar lutjen e Muhammedit, alejhi selam: “O Allah, më pastro nga mëkatet me ujë, borë dhe akull”?! Mëkatet e robit e ndezin zemrën zjarr, dhe nuk e shuan zjarrin përveçse ujit të ftohtë dhe borës.

I thash: Unë po ndihem i shqetësuar dhe në ankth?

Tha: Prej mëkateve ka që janë mjerim për vepruesin e saj, pendohu tek Allahu i Lartëmadhëruar, o rob i Allahut!

I thash: Unë po gjej ngurtësi në zemrën time, ti si dole nga syri im?

Tha: Vërtetë ai është nevoja e natyrshmërisë, o rob i Allahut.

I thash: Cili është shkaku i ngurtësisë së zemrës sime?

Tha: Dashuria për këtë botë dhe dhënia pas saj. Bota është sikurse gjarpëri që të pëlqen se është i lëmuar dhe të mbytë me helmin e tij, njerëzit zbaviten duke e lëmuar, dhe nuk shikojnë në helmin e tij vrasës.

I thash: Çka ke për qëllim me helmin e kësaj bote o loti im?

Tha: Epshet e ndaluara, mëkatet dhe pasimin e shejtanit! E kush e shijon helmin e saj, i vdes zemra.

I thash: Si t’i pastrojmë zemrat tona nga helmi?

Tha: Me vazhdueshmëri të pendimit drejt Allahut, me udhëtim drejt vendbanimit të pendimit dhe të penduarve me trenin e të penduarve.

O Allah na bëj prej të penduarve dhe atyre që të frikohen! Amin!

Përktheu: Valdet Kamberi

Burimi: www.shkollaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit