Këshilla ime për muajin e Ramazanit
Falenderimet i takojnë vetëm Allahut të Lartësuar, Zotit të botëve dhe përshëndetjet më të mira janë për profetin Muhamed, familjen e tij, shokët dhe për të gjithë ata që e kanë ndjekur dhe do ta ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Allahu thotë në Kuranin fisnik: (këtu nënkuptohen të gjitha sistemet e mëparshme fetare, hebrenjtë, të krishterët dhe tradita të tjera fetare (pra qëllimi është të fitojmë sa më shumë devotshmëri) (Kuran, 2:183). Ky është gjithashtu një ripohim i urdhrit të parë në Kuran, ku Allahu i Lartësuar thotë: Pra që të lartësoheni me devotshmëri. Por çfarë është realisht devotshmëria?
Takva, është fjalë e gjuhës arabe që vjen nga rrënja , që do të thotë parandalim dhe fakti që Profeti (a.s) ka thënë: është shumë domethënës. Pra sërish, ideja e veshjes së një petku mbrojtës nuk mishërohet vetëm tek veprat e drejtpërdrejta të adhurimit ndaj Allahut të Lartësuar, por gjithashtu dhe tek çdo raport i hollësishëm, nëpërmjet të cilit ne adhurojmë Zotin tonë. Profeti (a.s) ka thënë: Pra abdesi apo pastrimi ritual (para faljes së namazit) është arma e besimtarit. Po arma për çfarë përdoret? Për t’u ruajtur, për të mbrojtur veten. Pra abdesi është mbrojtje; namazi është mbrojtje; zakati gjithashtu është një mënyrë për të ruajtur pasurinë; agjërimi është një mundësi për të ruajtur veten dhe më pas vjen haxhi, i cili edhe ai është një formë mbrojtjeje. Pra me këtë që po bëjmë, nëpërmjet këtyre begative që Zoti na ka dhënë, po ngremë një mur mbrojtës mes nesh dhe gjërave që na dëmtojnë. Po të shohim me kujdes, vërejmë se dëmi më i madh është ai që i sjellim vetes, duke rënë pre e kotësisë dhe shkujdesjes. Pra agjërimi është një mundësi për t’u kthyer dhe një herë tek natyra jonë e vërtetë, për t’i kujtuar vetes se kush jemi në të vërtetë. Profeti (a.s) thotë: dhe më pas thotë: pra nuk duhet , në atë para-islame. Ai gjithashtu thotë: Pra me fjalë të tjera, i kujton vetes se është agjërueshëm. Agjëruesi i kujton vazhdimisht vetes: “Unë jam në një gjendje disipline me Zotin tim dhe nuk do të lejoj askënd dhe asgjë të më nxjerrë nga kjo gjendje, që të mos bie pre e sjelljeve të sipërpërmendura”. Ka shumë njerëz në botë, ndoshta shumica, që janë krejt të pavetëdijshëm për qëllimin e ekzistencës së tyre dhe e kalojnë jetën e tyre si xhahilë, që reagojnë vetëm si pasojë e ngacmimeve, pra të gatshëm për t’u hedhur në sulm. Nëse dikush fyen apo i ngacmon, e kanë gishtin tek butoni, të gatshëm për t’u kundërpërgjigjur. Prandaj Profeti (a.s) thotë: Pra me fjalë të tjera: “Unë jam në një gjendje vetëdije të plotë, në një gjendje ndërgjegjësimi të plotë dhe nuk do të bëhem pjesë e kësaj loje, e këtyre sjelljeje automatike apo kundërshtuese, sepse të agjërosh do të thotë ta ngresh veten në grada vërtet të larta. Pikërisht këtu kërkonte t’i shpinte njerëzit profeti (a.s). Ai kërkonte t’i ngrinte njerëzit në nivelet më të larta të devotshmërisë, sepse po t’u hedhësh një sy trazirave dhe telasheve në botë dhe po të ndalesh e t’i analizosh pak, do të vëresh se të gjitha vijnë, ngaqë njerëzit janë në gjumë, ngaqë njerëzit flenë. Konfliktet shoqërore, por dhe ato familjare ndodhin pikërisht për shkak të mënyrës së sjelljes, pra njerëzit bien pre e këtyre sjelljeve, që më herët dhe ato përsëritin vetveten, madje në disa raste gjatë gjithë jetës. Në disa raste ndërrohen lidhjet apo marrëdhëniet, pra prishen disa marrëdhënie me shpresë se mos krijohen disa të tjera më të mira, por sjellja mbetet po ajo. Ajo që kërkon Islami është zgjimi. Apo siç thuhet në hadithin që gjendet tek sahihu i Muslimit: Thënë ndryshe, . Zgjohuni tani! Mos prisni derisa të vijë vdekja dhe më pas të thoni: Këtë ka premtuar i Gjithëmëshirshmi. Të dërguarit (paqja qoftë mbi ta) kanë thënë të vërtetën, profeti (a.s) ka thënë të vërtetën. Mos prisni deri atëherë pra! Duhet të zgjohemi sa më parë. Pikërisht për këtë është edhe Ramazani; të çohemi nga shtrati, të çohemi gjatë natës, të ngrihemi më herët nga ç\’ngrihemi herët e tjera. Të zgjohemi…për këtë është agjërimi. Ndërsa shumë njerëz e teprojnë në të ngrënë dhe pas pak bien në gjendje letargjie, në gjendje gjumi. Në agjërim, përveç gjumit duhet të pakësojmë dhe ushqimin, duhet të evitojmë çdo substancë që e fut trupin në një gjendje plogështie. Profeti (a.s) ka thënë: Pra profeti (a.s) ka thënë se kjo vlen nëse duhet, por gjendja ideale është të hash aq sa të duhet për të mbijetuar, gjë për të cilën shumë pak njerëz mendojnë.
Të agjërosh, do të thotë të bëhesh më i vetëdijshëm për sjelljen tënde; i vetëdijshëm për gjuhën, i vetëdijshëm për zemrën, i vetëdijshëm për sytë, i vetëdijshëm për veshët, i vetëdijshëm për faktin që Allahu të ka dhënë dhurata kaq të mrekullueshme dhe më pas të ka ftuar në një sfidë të hapur për t’i përdorur ato në funksion të qëllimit, për të cilin u krijuan dhe jo në funksion të gjërave që të largojnë nga qëllimi. Sheriati i shenjtë të ndihmon që të bësh dallimin mes këtyre të dyjave. Sheriati është ekuilibri që na ka dhënë Allahu i Lartësuar. Ai na ka treguar se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëjmë dhe na ka lënë të drejtën e zgjedhjes. Pra na janë treguar bazat e sjelljes njerëzore; çfarë lejohet, çfarë ndalohet dhe çfarë bie si detyrë mbi ne (hallall, haram dhe mubah). Pra pikërisht këtë bën Islami: strukturon jetën e njeriut.
Është mëshirë nga Allahu i Lartësuar, që myslimanët sot nuk kanë pushtet, sepse ata nuk janë përgatitur për pushtet. Prandaj gjendjen e myslimanëve sot duhet ta shohim si mëshirë nga Allahu i lartësuar dhe të jemi falënderues e mirënjohës ndaj Tij, në vend që të shohim sikur jemi poshtëruar. Aspak! Jemi ne që kemi poshtëruar veten tonë. Është bekim nga Allahu i Lartësuar që nuk e bën poshtërimin akoma më të rëndë, duke na dhënë pushtet në dorë dhe duke na parë të mbjellim gjithë këtë shkatërrim në tokë, duke ulur Islamin me vetë ne në krye. Prandaj duhet të mendojmë se ku duhet të jemi. Kjo është dhe esenca e Ramazanit. Është koha për t’u rilidhur me Zotin, për ta forcuar më shumë lidhjen me Të, për t’u kapur më fort pas litarit të Allahut të Lartësuar, që është Kurani fisnik. “Dhe kapuni të gjithë ju pas litarit të Allahutkile ue kaleteuekeltu ala Allah
Një ndër karakteristikat e botës moderne është, se ajo është një botë e bazuar mbi frikën. Një botë që i frikëson njerëzit; frikësohu për këtë gjë e frikësohu për atë gjë. Kujdes se do të humbasësh punën! Kujdes se do të humbasësh pasurinë! Kujdes se mos humbet këtë e kujdes se mos humbet atë! Në fakt të gjitha këto mund t’i humbasësh, të gjitha, por nëse ke Allahun nuk ke humbur asgjë, ke gjithçka.
Një poet ka thënë:
“Çdo gjë që dëshiron,ekziston tek Allahu,
prandaj kërkoje Allahun dhe do të gjesh çdo gjë që dëshiron”.
Ramazani është koha ku duhet t’u japim fund të gjitha këtyre shqetësimeve, çdo lloj frike. Ky është dhe mesazhi që duhet t’i japim kësaj bote, sepse nëse shikoni gjendjen e botës sot dhe gjendjen e njerëzve që jetojnë në këtë botë, do të shihni se situata është tepër e rënduar. Fakti që industria numër një e planetit tonë është ajo e intoksikantëve, pastaj ajo e ornamenteve, tregon se njerëzit mbahen në një gjendje të mpirë dhe më pas u jepen ilaçe për të shkatërruar veten. Nëpërmjet agjërimit të vërtetë ne u shpëtojmë gjithë këtyre rreziqeve dhe kësaj çmendurie. Nëpërmjet tij disiplinojmë veten dhe nuk pranojmë apo nuk ia lejojmë vetes, të kundërpërgjigjemi në situata kritike, nuk ia lejojmë vetes të biem pre e kërkesave obsesive të vetes; ke nevojë për këtë e ke nevojë për atë, duhet të kesh këtë e duhet të kesh atë. Pra është koha t’u japësh fund gjithë këtyre kërkesave dhe të thuash “T tek Allahu jam mbështetur”. Pra për këtë është ky muaj, t’i kthehesh Allahut dhe të dish vlerën e të gjitha atyre gjërave që i ke dhe që i ke pasur gjithmonë brenda teje. Allahu i Lartësuar ka qenë përherë aty. Asnjëherë nuk të ka lënë vetëm. Ky është imani! Prandaj të gjitha forcat e errëta satanike pikërisht këtë luftojnë, duke u thënë njerëzve se këto nuk janë të vërteta: ti duhet të jesh në gjendje dyshimi, në gjendje frike, në gjendje nevoje dhe një gjendje dëshire. Nga të gjitha gjërat, ajo që të bën të ndihesh më fatkeq, është të japësh dorëheqje nga ajo që sollën profetët e Zotit, nga ato gjëra që e ekuilibrojnë jetën e njerëzve, që u mundësojnë atyre të ruajnë dinjitetin e tyre, të disiplinojnë veten, të jetojnë në këtë botë dhe të jenë forcë pozitive brenda saj, një forcë që e ndryshon dhe i jep dritë kësaj toke, duke edukuar dhe duke i ngritur njerëzit në një shkallë të lartë vetëdijeje. Pikërisht ky është mesazhi i Islamit dhe pikërisht kjo pritet prej myslimanëve.
Ka plot njerëz jashtë, që po abuzojnë me Islamin, që nuk po jetojnë sipas standardeve islame, që nuk pasqyrojnë mëshirën e Islamit, dhembshurinë e Islamit, bukurinë e Islamit, që nuk u përmbahen kërkesave të tij. Prej nesh pritet, që t’ia përçojmë butësisht Islamin botës. Ata që pranojnë janë vëllezërit tanë, por dhe ata që nuk e pranojnë, prapë janë vëllezërit tanë, sepse të gjithë jemi fëmijë të Ademit (a.s). Profeti (a.s) ka thënë Imam Neveviu në komentin e tij thotë: “Fjala vëllain e tij, përfshin dhe pasuesit e feve të tjera për shkak të lidhjes adamike që ekziston mes tyre”. Prandaj kur të shohim njerëz, që nuk janë myslimanë, le t’i shohim me syrin e dhembshurisë dhe jo me syrin e arrogancës dhe përbuzjes, sepse arroganca dhe përbuzja është krenari shpirtërore, që do të të pengojë jo vetëm të hysh në Xhenet, por dhe ta ndjesh erën e tij. Kur sheh njerëz që nuk është dhënë ajo dhuratë që të është dhënë ty, duhet të kuptosh se është një Zot, që të ka zgjedhur ty mbi atë person, një Zot që bën atë që dëshiron dhe i jep kujtdo dëshiron, prandaj nuk mund të mendosh se je më i mirë se ai person, sepse kjo është arrogancë që hyn në zemër dhe është prej shejtanit të mallkuar (Zoti na ruajt prej tij dhe cytjeve të tij). Njerëzit duhet t’i shohim me syrin e mëshirës dhe dhembshurisë, pasi kanë nevojë për udhëzim. Për sa kohë të kenë frymën, mundësia që drita e udhëzimit të depërtojë në zemrat e tyre është gjithmonë e hapur. Asnjëherë nuk duhet të dëshpërohemi për udhëzimin e njerëzve dhe asnjëherë nuk duhet të mendojmë, se njerëzit që shohim janë prej banorëve të zjarrit, sepse është vetëm Allahu i Lartësuar Ai që përcakton fatin e njerëzve, që bën çfarë dëshiron, kudo dëshiron, kurdo dëshiron dhe me këdo dëshiron. Ky është Zoti ynë i Lartësuar. Këshilla ime drejtuar vetes dhe të gjithë motrave dhe vëllezërve të mi është, ta shfrytëzojmë këtë mundësi në maksimumin e mundshëm. Ta bëjmë Ramazanin kohën e lutjeve, kohën e paqes, kohën e leximit të Kuranit, e reflektimit mbi fjalët e tij.
Kjo është këshilla ime…
Hamza Yusuf
…
Rating: 5.0 of 5. 2 vote(s).
Files:
RAMAZAN_2011.pdf116 K