1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kerry reagon për sulmin ndaj një spitali në Halep

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, duke theksuar se goditja e spitali të improvizuar Jerusalem në Halep ka qenë “e qëllimshme”, tha se kanë mbetur të befasuar përballë këtij sulmi, raporton Anadolu Agency (AA).

Kerry në një deklaratë me shkrim në lidhje me sulmin e ndërmarrë ndaj një spitali të improvizuar (çadër) në lagjen Sukeri në Halep që është nën kontrollin e opozitarëve ka përdorur shprehjen “jemi të habitur”.

Duke tërhequr vëmendjen se në sulm kanë humbur jetën dhjetëra persona duke përfshirë fëmijë, pacientë dhe punonjës të shëndetësisë Kerry tha se: “Po përpiqemi të mbledhim provat në lidhje me këtë sulm. Me sa duket sulmi është kryer qëllimisht duke patur dijeninë se është spital. Ky sulm është vazhdimi i sulmeve të tmerrshme që regjimi i Bashar Asadit ndërmerr ndaj këtyre vendeve. Këto sulme kanë shkaktuar humbjen e jetëve të qindrave sirianëve.”

Ndër të tjera Kerry duke nënvizuar se Kombet e Bashkuara e vlerësojnë si “fatkeqësi” situatën në Halep, tha se pavarësisht marrëveshjes për ndalimin e konflikteve regjimi i Asadit po vazhdon sulmet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit