Policia rajonale e Ferizajt ka arrestuar një 20 vjeçar me inicialet I.L. nën dyshimin se ka kryer veprën penale të shantazhit ndaj një femre të mitur.
Sipas policisë, për disa ditë rresht, i dyshuari, përmes rrjetit social Facebook , në mënyrë sistematike e kishte kërcënuar viktimën duke i postuar një foto dhe për ta fshirë atë nga vëllau i viktimës ka kërkuar t`i paguante shumën prej 15 mijë eurosh.
“Të gjitha veprimet e hetuesve policor janë bërë në koordinim me Prokurorinë e shtetit.”
“Gjatë intervistimit, i dyshuari i ka pranuar veprimet e tij dhe në hollësi i ka shpjeguar ato” thonë në polici..
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e mbajtjes për 48 orë, transmeton Klan Kosova.