Policia e Kosovës në Vushtrri njoftoi për humbjen e të riut Albert Shala nga fshati Dobërllukë i Vushtrrisë dhe ftoi qytetarët që, nëse e kanë parë, dëgjuar apo dinë ndonjë informacion lidhur me Albertin, të njoftojnë policinë.
Policia thotë se prindi i Albertit, Ferki Shala ka njoftuar policinë për këtë rast më 7 tetor dhe se nga hetimet që është duke i bërë njësia e hetimeve të stacionit policor në Vushtrri, së bashku me njësinë e hetimeve rajonale Mitrovicë, ende nuk ka ndonjë informacion për të.
“Albert Shala, 16-vjeçar, ditën kur ishte larguar nga shtëpia kishte të veshur një bluzë ngjyrë hiri, trajnerka sportive me ngjyrë të kaltër, dhe atlete ngjyrë të bardhë.kohaislame