1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kërkesat e shqiptarëve për shkollimin në gjuhën amtare. (1)

Më të lexuarat

Dilemat rreth alfabetit dhe qëndrimi i shtetit osman

Përmbaje

Ne shekullin XlX Shteti Osman(1) kishte hyrë në reforma gjithëpërfshirëse në arsim dhe në fushat e tjera. Posaçërisht dalin në pah reformat në arsim që ndërmerren në çerekun e fundit të shekullit, në periudhën e Abdylhamidit II Vërehen aktivitete në ndërtimin e shkollave, përpjekje për rritjen e numrit të nxënësve, pjesëmarrje më të madhe të vajzave në arsim, përdorim të veglave dhe instrumenteve teknike etj.

Kjo është po ashtu edhe periudha e forcimit të nacionalizmit dhe deri diku e suksesit të tj. Për të penguar shkëputjen e popujve ballkanikë nga shteti, në periudhën pas kryengritjeve të grekëve, bullgarëve, serbëve dhe vllehëve, atyre iu njohën disa veçori kulturore. Njëra prej këtyre ishte edhe shkollimi në gjuhën amtare. Në realitet popujt jomyslimanë edhe më përpara e kishin shkollimin në gjuhët e tyre, ndërsa këtë periudhë ata filluan ta shfrytëzonin për formësim kulturor dhe identitar. Në këtë pikëpamje mund të flitet që shqiptarët në krahasim me popujt tjerë të Ballkanit kishin mbetur prapa. Edhe pse trungun etnik e kishin të përbashkët, ata dalloheshin nga pikëpamja fetare (myslimanë, të krishterë ortodoksë dhe të krishterë katolikë). Për këtë shkak kërkesat e shqiptarëve për shkollim në gjuhën amtare na dalin përpara te ne në fillim të viteve 1900. Ndaj këtyre kërkesave Pushteti Qendror Osman ka pasur qëndrim pozitiv dhe shkollimin në gjuhë amtare e ka konsideruar si diçka që buronte nga Kushtetuta. Mirëpo shqiptarët nuk mund të arrinin një konsensus për atë se a do të bëhej shkollimi në gjuhën amtare me alfabetin arab apo atë latin. Kjo përbënte një reflektim të dallimit kulturor ndër shqiptarët.

Hyrje

Për dallim prej lëvizjeve nacionaliste te pjesëtaret jomyslimanë që u shënuan në fillim të shekullit XIX në territorin Ballkanik të Shtetit Osman, brenda pjesëtareve myslimanë kjo lëvizje u shfaq tek në fundin e shekullit siç ishte rasti te shqiptarët.

Në shfaqjen dhe zhvillimin e nacionalizmit, gjuhës amtare iu kushtua një rëndësi e veçantë si pjesë shumë e rëndësishme e kulturës. Në ndërtimin e bashkësisë së Shtetit Osman pjesëtarët jomyslimanë përveç një lirie serioze në edukimin shkollor, e forcuan aktivitetin kërkimor shkencor në njërën anë dhe jetësimin praktik në anën tjetër. Grekët, bullgarët, serbët, vllehët etj. në fund të shekullit arritën një sërë përfitimesh kulturore dhe politike.

Qëllimi ynë është që në këtë studim të ndriçohet pjesëmarrja dhe jopjesmarrja e shqiptarëve në këtë proces, të cilët kanë një pjesë të popullsisë të krishterë dhe një pjesë tjetër myslimane me çka dallojnë në përmasë të madhe nga popujt e tjerë të Ballkanit. Për këtë arsye është bërë përpjekje të ndriçohen kërkesat për arsim, gjuhë, diskutime për alfabetin, hapje të shkollave, angazhimin e shtetit rreth këtyre çështjeve dhe lidhjet e këtyre kërkesave me nacionalizmin dhe identitetin etnik dhe kulturor.

Për këtë qëllim përveç burimeve të shkruara, janë hulumtuar edhe dokumentet nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivit Qeveritar të Shtetit në kuadër të Drejtorisë së Zyrës së Arkivit Osman që ka reputacionin e njërit pre arkivave më të pasura në botë. Janë shqyrtuar dokumentet unike të koleksionit të Ministrisë së atëhershme të Arsimit (Maarif Nezareti) në strukturat e Arkivit Osman.

Arsimi në Shtetin Osman

Në periudhën e parë të ngritjes së Shtetit Osman dhe themelimit të civilizimit Turko-Osman pa dyshim vend me rëndësi zënë medresetë? si institucion arsimor. Arsimi themelor i komunitetit mysliman osman jepej në nivelin fillor në mektepet(3) fillore. Medresetë dhe mektepet fillore në masë të madhe ishin larg nga kontrolli dhe përgjegjësia shtetërore dhe të lidhura me fondacione dhe kryesisht institucione sociale. Prej shek. XVII kur fillon dobësimi i shtetit dhe prishja e rendit ekonomik social, shfaqet degjenerimi i fondacioneve dhe institucioneve mësimore të lidhura me to. Në periudhën e Tanzimatit iu dha përparësi mektepeve në vend të medreseve me qëllim që të ndërtohet një shoqëri osmane. Por me këto mektepe nuk u arrit qëllimi i kërkuar politik përveç asaj që, ndoshta deridiku, nxënësi turk u “osmanizua” apo u “europianizua”. Ndërkaq, bashkësitë jomyslimane i themeluan shkollat e tyre nacionale ku zhvillohej arsimi kombëtar. Nga ana tjetër, kur shtetet e huaja të cilat morën të drejtën që në vende të ndryshme të Perandorisë të themelonin shkolla laike, fetare dhe private – sistemi arsimor Osman mori një formë plotësisht të shthurur.

Shkollat e mesme në Shtetin Osman përbëheshin nga shkollat Idadi(4) dhe Sulltani(5) nga të cilat shkollat Idadi përgatitnin nxënës për nivel të mesëm dhe të lartë, ndërsa shkollat Sulltani i pranonin nxënësit që kishin diplomuar në shkollat Idadi.

Derisa para Tanzimatit mësimi në fillim zhvillohej në Stamboll apo qendra provinciale, në mektepe lokale e pastaj në medrese, në periudhën pas Tanzimatit dhe Meshrutijetit (Ko nstitucionit), u ndryshua mentaliteti në masë të konsiderueshme dhe arsimi u përhap si një shërbim në tërësi të vendit. Iu dha rëndësi arsimit të vajzave, u rindërtuan shkollat fillore, u përvetësuan metodat e reja të edukimit, u hapën shkollat që pasuan pas ruzhdijes si shkollat idadi, sulltani, darul mualim. Mirëpo përparësia ishte akoma në shkollat ushtarake. Përveç lëndëve tradicionale iu dha rëndësi edhe mësimit të gjuhëve oksidentale. Shkollat që hapeshin mund të sistemohen si shkolla ushtarake, civile dhe profesionale.

Në kohën e sundimit të Abdylhamidit II arsimi e arriti nivelin më të rëndësishëm. Manastiri mund të merret si njëri prej shembujve më të theksuar.(6) Shkollat e hapura nga shteti ose nga komunitetet, luajtën rol në formimin e nacionalizmit. Grekët në shkollat greke ortodokse; serbët në shkollat serbe, bullgarët në shkollat bullgare, e kultivuan vetëdijen dhe aktivitetet nacionaliste të cilat, kohë pas kohe, bëheshin qendra të konflikteve dhe në këtë mënyrë e përgatitnin terrenin për intervenimin e shteteve europiane si në çështjen e Maqedonisë.

Kërkesat për shkolla shqipe dhe pozicionimi i Shtetit Osman

Shqiptarët kanë shfrytëzuar shansin për t’u ngritur në pozita në Perandorinë Osmane kështu që emrat si Gedik Ahmet Pasha, Koxha Davud, Lutfi Pasha, Kara Ahmed, Koxha Sinan, Nasuh, Kara Murad Pasha, Dukagjinzade Ahmet, gjithsej 32 sadrazamë me origjinë shqiptare, kanë udhëhequr Shtetin Osman. Po të merren në konsiderim edhe zyrtarët në pozita më të ulta, del në shesh ndikimi që kanë pasur shqiptarët në Shtetin Osman. Në shtetin osman si milet jomysliman ndaheshin grekët, ermenët, jahuditë, ndërsa mileti mysliman nuk



Faksimil nga dokumenti i aprovmit të alfabetit me shkrim arab nga Ministria e Arsimit (I911)

ndahej në asnjë formë në turq, arabë, shqiptarë. Turqizmi kulturor nuk paraqitte një qëllim; kështu që një shqiptar, në mësimin e gjuhës së tij, historisë së tij, të jetuarit sipas traditës dhe zakoneve të tij, kishte liri të plotë; turqisht ja për ta është vetëm një “lingua Franca.(7) Gjuha zyrtare e përdorur nëpër perandori të ndryshme, përfshirë këtu edhe shtetet si Amerika dhe Rusia, nuk ka qenë objekti i kontestimit siç u bë objekt kontestimi gjuha turke e cila e fitoi statusin zyrtar më 1877 sipas Ligjit mbi Komunat. Për shembull deputetët Arabë patën kërkuar që të hiqet dispozita sipas të cilës njohja e gjuhës osmane është e obligueshme për t’u përzgjedhur një deputet. Vasilaki Efendiu me prejardhje greke kërkonte që përveç gjuhës turke të legalizoheshin edhe gjuhët e tjera. Gjatë kësaj periudhe Partia Demokratike Osmane (1909-1911) dhe Partia e Lirisë dhe Mirëkuptimit (1911-1913) proklamonin lirinë e zhvillimit të shkollimit fillor në gjuhët lokale brenda Perandorisë.

Klubi Arsimor dhe i Solidaritet Shqiptar, më 8 janar 1909, në një telegraf dërguar Ministrisë së Arsimit thekson se e vetmja rrugë për shpëtim nga injoranca është përfshirja e gjuhës shqipe përkrah turqishtes në programe shkollore ashtu sikur që është rasti me gjuhët e tjera dhe këtë gjë e kërkon populli shqiptar me gjithë zemër.(8)

Nga vlerësimet e bëra u vendos që të shfuqizohet ndalesa për veprat e botuara në shqip dhe që ndalesa për shkollim në gjuhën shqipe, për dallim nga popujt e tjerë si grekët, bullgarët, serbët, do të shkaktonte indinjatë te shqiptarët dhe do paraqitte një problem edhe për shtetin, kështu , në bazë të këtij vlerësimi, më 14 janar 1909 u pa e arsyeshme që të përmbushen kërkesat e shqiptarëve për shkollat fillore në gjuhën shqipe.

Në këtë drejtim është edhe letra e valiut të J aninës më 19 Shtator 1908 me të cilën e përcillte kërkesën e komunitetit të Gjirokastrës për përfitimet nga Kushtetuta e me të cilën lejohej që edhe shqiptarët si popujt e tjerë të kishin shkollimin në gjuhën e tyre. Niveli i parë i shkollimit sugjerohej të ishte 6 vjet dhe në këto shkolla përveç osmanishtes të mësohej edhe në gjuhën amtare.

Më datën 30 Shtator 1908 Drejtori i Arsimit të Janinës Mehmet Beu, e bënte këtë propozim për Ministrinë e Arsimit me anë të këtij telegrami: ec Përveç përfshirjes së mësimit në gjuhë amtare në nivelin fillestar, përfshirja e mësimit në gjuhë amtare edhe te shkollat idadi do të paraqitte një vendim të guximshëm dhe të vendosur përkundër vështirësive që paraqiten për shkak të shumë gjuhëve që fliten nëpër qendrat provinciale.(9)

Në telegrafin e Ministrisë të 28 Shtatorit 1908 lidhur me temën e shkollave të mesme dhe gjimnazeve në Shqipëri, vështirësia kryesore paraqitej të ishte problemi i mësuesve. Lidhur me këtë, më 30 Shtator 1908, përfaqësuesi i Drejtorit të Arsimit të Manastirit, në shkrimin e dërguar për Ministrinë e Arsimit, njofton që në kuadër të Vilajetit të Manastirit duhet të caktohet nga një arsimtar në 13 shkolla ruzhdije dhe në 3 shkolla idadi me rrogë prej treqind groshë. Mirëpo në territorin e Manastirit për mësim në gjuhën shqipe kërkohen vetëm arsimtarë nga Korça dhe Kolonja. Për shembull nga rajoni i Korçës është përzgjedhur mësuesi i gjimnazit të Korçës – Sami Beu për mësimet në shqip.(10)

Nga Drejtoria e Arsimit të Janinës, nga 30 Shtatori, njoftohet Ministria e Arsimit se, për nevojat e 10 shkollave të mesme dhe 4 liceve për mësim në shqip, nevojiten 14 mësues. Për mësuesit në shkolla të mesme kërkohet të ndahen nga 250 groshë, ndërsa për mësuesit e 1iceve nga 350 groshë.(11)

Më 24 tetor 1908 nga Drejtori i Arsimit të Manastirit kërkohet informatë nga Ministria e Arsimit për atë se a po bëhet caktimi i mësuesve për mësim në gjuhën shqipe.(12)

Va1iu i Manastirit Hivzi Beu, më 23 nëntor 1908 e njofton Ministrinë e Arsimit se në 4 liee dhe 18 shkolla fillore do të jepet mësim në gjuhën shqipe. Mirëpo sa i përket çështjes së pagesës ekzistonte dyshimi. Për shqipen si gjuhë zgjedhore që do të mësohet dy orë në javë; për mësuesit e shqipes është kërkuar rroga 150 dhe 500 groshë.

Nëse kërkohet që rroga e arsimtarëve shqiptarë të jetë në nivel të mësuesve grekë dhe atyre bullgarë, atëherë nuk ka leje që nga buxheti për arsim të ndahen më shumë se 250 groshë, ndërsa për orët shtesë gjatë javës, parashihet rrogë shtesë.(13)

Megjithë këto masa dhe përgatitje që u ndërmorën nga shteti, plotësimi i mangësive nuk u evitua në mënyrë të dëshiruar. Kjo shihet nga disa ankesa që janë drejtuar. Për shembull ankesa e nxënësit të idadi mektebit – Fazëll Efendi dhe i njëzet e tetë shokëve të tij, është bërë për këtë qëllim. Ankesat e drejtuara Drejtoratit të Arsimit e të përcjellura valiut të Selanikut Ali Danish Bej, si përfundim e sollën vendimin për shtyrjen e përfshirjes së shqipes meqenëse kërkohej një kohë e caktuar përgatitore për të hyrë në fuqi vendimi për lëndët në gjuhën shqipe – vendim që u përcoll me pakënaqësi. Nëqoftëse nuk vihet në program mësimi në gjuhën shqipe, atëherë nxënësit nuk do t’i vijojnë mësimet në greqisht apo bullgarisht e të cilat nuk u hyjnë në punë, dhe Çdo ditë do të shkojnë në Klubin Shqiptar për dy orë mësim në gjuhën shqipe.(14) Kërkesa të ngjashme kanë arritur edhe nga Janina, ku është kërkuar që në mesin e lëndëve zgjedhore të vendoset edhe shqipja dhe që kjo kërkesë paraqet dëshirën e përbashkët të nxënësve shqiptarë të Liceut Qendror.(15)

Më 9 Janar 1909 Ministria e Arsimit e lëshoi kumtesën për vijimin e shkollimit në gjuhë të ndryshme. Në këtë mënyrë filloi edhe mësimi në gjuhën shqipe në Korçë, më 19 janar 1909. Nga Drejtoria e Arsimit i njoftohet Ministrisë së Arsimit që në Kosovë për shkollimin në shqip arsimtarët e liceve do të paguhen me nga 1000 groshë dhe ata të shkollave të mesme nga 700 groshë.(16)

Leja për arsimin në gjuhën shqipe u përshëndet në trevat e Gjirokastrës dhe Beratit nga ana e shqiparëve me fe myslimane dhe atyre të krishterë. Valiu i Janinës gjeneral Sulhi Beu në telegrafin drejtuar Ministrisë së Arsimit i shpreh prit jet e tij për detyrën e nderit për shkollimin në shqip deri në afatin kur do të sqarohet vlera e pagës për arsimtarët në shkolla.(17)

Mirëpo nga reagimi i z. Mustafa Fazëll dhe shokëve të tij kuptohet që nuk u arrit caku i dëshiruar qoftë për shkak të përpjekjeve të autoriteteve lokale qoftë për shkak të Ministrisë së Arsimit. Nga reagimi i z. Fazëll dhe 28 shokëve të tij, valiu i Selanikut më 8 mars 1909 e njofton Ministrinë e Arsimit se nxënësit nuk dëshirojnë ta bëjnë mësimin në greqisht e bullgarisht pasi këtë e shohin si të panevojshëm, prandaj kërkojnë që të mos dënohen nëse shkojnë Çdo ditë nga dy orë në klubin Shqiptar për mësimet në shqip. Se punët nuk po përparonin shpejt lë të kuptohet edhe telegraf i valiut të Manastirit, Fahri Bej dërguar Ministrisë së Arsimit më 19 Qershor, 1909.

Aty theksohet se nuk ka akoma ndonjë vendim lidhur me njoftimet që i janë bërë Ministrsë së Arsimit lidhur me numrin e mësuesve dhe pagën që do ta marrin në regjionin e Manastirit:

“Populli i Manastirit është skajsmërisht i gatshëm dhe i etur për mësimin në shqip dhe prandaj pret një përgjigje nga Ministria për atë se kur do të fillojnë provimet në shkolla fillore dhe lice ndërkaq që mësimi zhvillohet nga të ashtuquajturit mësues të nderit në baza vullnetare”.

Megjithatë Ministria e Arsimit nuk e la pa përgjigje Çështjen e arsimit në shqip. Me telegramin e dërguar më 28 qershor 1909 Kosovës, Janinës, Selanikut, bëhet e ditur se, njësoj si për gjuhët tjera, i njëjti trajtim do të bëhet edhe për gjuhën shqipe.(18)

_________________

1. Dr.Ismail Jyxhedag – Prof. zv. Docent në Uniuerziretin Karabyk, Fakulteti i Letërsisë, Departamenti – Filozofi, Dega: Histori e Mendimit Islam Turk dhe Prof. Dr. Nurgyn Koç – Univerziteti Karabyk, Fakulteti i Letërsisë, Departamenti- Histori, Dega: Histori e Republikës së Turqisë.

2. Në Medrese përveç Fikhut mësohej Kur’ani, Hadithi, Tefsiri, Kelami, Trashëgimia Islame; Aritmetika, Logjika, Mjekësia Filozofia etj. Në disa prej tyre mësoheshin të tëra këto dituri, kurse në disa të tjera mësohej ndonjëra apo disa nga këto.

3. Sikurse te Selçukët, edhe te Shteti Osman mektepi si shkallë e parë e edukimit, megjithqë që i jepte vend edhe diturive nga jeta e përditshme, nuk i kushtonte rëndësi përgaditjes së njeriut për problemet jetësore.

4. Në kuptimin konceptual Idadije do të thotë përgaditje. Në Stamboll u hap së pari shkolla Idadi si Gjimnaz Shkencor. Mësimi ishte paraparë të zgjatte 3 vjet pas shkollës Ruzhdije që ishte 4 vjet. Por, ky synim mbeti vetëm në letër (Shënim i përkthyesit).

5. Shkolla Sulltanije u themelua sipas modelit të shkollave në vendet e përparuara. U themelua më 1 Shtator 1868. Shkollimi fillestar ishte 5 vjet, 5 vite tjera ishte kolexhi, pra gjithësej 10 vjet. Më vonë shkalla e parë zbriti në 3 vjet dhe e dyta poashtu në 3 vjet, me kohëzgjatje të përgjithshme 6 vjet. Të drejtë shkollimi kishin të gjithë shtetasit osmanë, por këto shkolla nuk u hapën askund deri në kohën e Meshrutijetit II (shënim i përkthyesit).

6. Gjendje e përafort ishte edhe në Kosovë në Vilajetin Ballkanik me shumicën shqiptare. Sipas Nexhati Demirit, duket që problemi i shkollimit në tërë territorin Osman së pari u zgjidh në Kosovë: “Për një kohë të shkurtër u hapën me qindra shkolla, u kryen emërimet e mësuesve. Për shkak të vijimit intenziv të mësimit, shkollat ekzistuese nuk mund t’i përfsihinin të gjithë nxënësit dhe u dasht që të bëhej zgjerimi apo ndërtimi i të rejave. Ndërmjet viteve 1877-1912 gjendja në Ballkan ishte tejet konfuze. Shteti Osman me hapjen e shkollave e kishte parandaluar asimilimin e kosovarëve nga greqizimi, serbizmi, bullgarizmi dhe sllauizmi. Arsimi dhe rëndësia që iu kushtua arsimit në atë periudhë, përbëjnë themelin e Republikës së Kosovës të cilën e kemi në ditët tona (Shiko Arkivin Shtetëror Osman lidhur me “Mësimin dhe shkollimin në Kosovë ndërmjet viteve 1877- 1912′).

7. Gjuhë e përbashkët që shërben për komunikim ndërmjet grupeve që përdorin gjuhë të ndryshme (shën. i përkth).

8. A.SH.O.MF-MKT-01 076-00021-016-001.

9, MF-MKT-01076-00021-007-001.

10. MF-MKTO 10 76- O O 021- O O 6· O O

1.11. MF-MKT-OI076-00021-0013-001.

12. MF-MKTO 10 76 – O O 021 – O O 12 – O 01.

13. MF-MKT-01076-00021-0014-001.

14. MF-MKT- 01076-00021-0027-001.

15. Kombi shqiptar është ai i cili në regjimin e mëparshëm të padrejtë dhe represiv është shtë shkelur më së shumti, gjuha e tij është tentuar qëllimisht t’i zhduket dhe ka mbetur në fushën e injorancës …

16. MF-MKT-01076-00021-0021-001.

17. MF-MKT- 01076-00021-0020-001.

18. MF_MKT _01132_ 00058_001_001

ismail Yucedag, Nurgiin Koç

Përktheu: Sezai Sylejmani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit