17.4 C
Pristina
Saturday, June 29, 2024

Kërkesat e pales izraelite për te marrë masa të jashtë zakonshme pasi ajo nuk ka besim te shqiptarët…

Më të lexuarat

Forcat tona te rendin bejne vetem detyren e tyre dhe zbatojne urdhderat qe kane marre, por per sa i perket kerkesave te pales izraelite per te marre masa te jashte zakonshme pasi ajo nuk ka besim te shqiptaret, kjo eshte absurde. I ngjan luftes me “mullinjte e eres”. Te kujton periudhen komuniste ku regjimi i Enver Hoxhes shihte armiq edhe aty ku nuk ka.
Regjimi sionist, ndonese eshte pergjegjes per vrasjen e qindra e mijera palestinezeve, zhvendosjen e tyre e force nga shtepite e tyre, gjenocid, shkel vazhdimisht te gjitha rezolutat dhe ligjet nderkombetare (lista eshte e gjate), ai nuk ka pse te frikesohet nga shqiptaret.
Izraelitet nuk duhet te harrojne se shqiptaret ishin te vetmit qe u bene shpetimtaret e mbi 2000 hebrenjve gjate Luftes se Dyte Boterore. Kur Europa ua dorezonte hebrejte nazisteve, shqiptaret i strehonin ata ne shtepite e tyre, madje edhe duke u bere dokumente false sikur ishin shqiptare muslimane.
Pavaresisht se periudha e tranzicionit te ketyre 25 viteve e kusur ka pare nje bjerrje te disa vlerave kombetare te shqiptaret, perseri shqiptari din ta respektoje musafirin dhe kurre nuk do t’i fusnin “thike pas shpine” kombetares izraelite.
Po tek e fundit, ky reagim histerik eshte vetem tregues i nje regjimi i cili i din mire “kusuret” qe i mban ne kurriz per shkeljen e vazhdueshme te te drejtave te njeriut.

Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit