0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kërkesa për anëtarësim në Konferencën Islamike: përplasje e paprecedentë në politikën kosovare

Më të lexuarat

Nga Blendi Gashi

Ajo që ka ndodhur këtu e vite të shkuara në politikën shqiptare, anëtarësimin në Konferencën Islamike, ndryshe Organizata e Bashkëpunimit Islamik – OBI, po ndodh tashmë në Kosovë. Edhe pse është prej atyre instancave potente ndërkombëtare – vjen pas OKB-së – e cila ka dhe një deklaratë zyrtare për njohjen e Kosovës nga anëtarët e saj, ka zëra që nuk e duan futjen në të, siç është bërë objektiv së fundi nga ministri i Jashtën Pacolli. Dhe është pikërisht zëvëndësi i tij, Gjergj Dedja i cili ka dalë kundër. Arsyetimi, po ai i thjeshtëzuari dhe standarti: na largon nga Perëndimi!

Në komunikatën nga zyra e Pacollit, thuhet se objektivat e pjesëmarrjes së tij në Konferencën e 45-të e ministrave të jashtëm të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, organizata e dytë më e madhe ndër-qeveritare pas OKB-së, që grupon 57 shtete anëtare, të mbajtur në Daka, kryeqytetin e Bangladeshit, ishin: lobimi për njohjen e mëtejshme të Kosovës, anëtarësimi në Interpol dhe aplikimi për statusin e vendit vëzhgues në OBI e që synojnë të avancojnë integrimin ndërkombëtar të Kosovës.

Por Dedaj, anëtarësimin në OBI e përkthen si hap të nxituar, i cili sipas tij rrezikon, cenon dhe neglizhon perspektivën euroatlantike të Kosovës.

“Jo Kosova në OBI! Përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për anëtarësimin e Kosovës ne Organizatën Botërore Islamike-OBI, një hap i nxituar dhe i dëmshëm, i cili rrezikon, cenon dhe neglizhon perspektiven euroatlantike te Republikës se Kosovës! “Kosova në NATO, BE, OKB, UNESCO, OSBE…por jo ne OBI!”,shkruan ai në Facebook, i cili përveç që po kundërshton disa ide të Pacollit, ai është ankuar edhe për mosrespekt e injorim nga ministri i Jashtëm.

Të shkarkohet Dedaj…

Ndërsa Pacolli ende nuk ka reaguar ende, një gjë të tillë e ka bërë deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka i cili kërkon deri shkarkimin e Dedajt. Zeka kujton dhe deklarimin e tij mbi mosnevojen e njohjes nga ana e Vatikanit.

“Çfarë të keqe ka anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Islamike? Një zëvendësministër, në MPJ ka dalë sot me një deklaratë kundër shefit të tij, Behgjet Pacolli, i cili po lobon në Bangladesh, për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën për Bashkëpunim Islamik.
Po shkruaj për dy arsye: E para, çfarë do të ndodhte në një vend perëndimor që një zëvendësministër me dalë kundër qëndrimit të shefit të tij, dhe e dyta: çfarë kish me ndodh mu qu ndonjë balosh politik, edhe me thanë që nuk ka nevojë me na njohtë Vatikani?!!!
Kosova është një shtet tepër i ri, dhe tepër i vogël. Kosova ka nevojë për anëtarësim në çdo organizatë botërore, e cila na mbështet në rrugëtimin tonë për një ulëse në OKB. Po të isha unë MPJ do të kërkoja urgjentisht shkarkimin e këtij personi, i cili na turpëron në çdo prezentim edhe brenda mëhallës, se lëre më jashtë kufijve të Kosovës. Ashtu, jane bërë shumë zv.ministra që po e rrjepin buxhetin e Kosovës…!”, shkruan Zeka.

Kujtojmë se në vitin 2017, Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), në sesionin e 44-të, të mbajtur në Abidjan të Bregut të Fildishtë, miratoi një rezolutë për Kosovën, në të cilën i bënë thirrje shteteve anëtare të OBI-së të njohin shtetësinë e Kosovës bazuar në të drejtat e tyre të lira dhe sovrane, si dhe në praktikën e tyre nacionale. /tesheshi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit